Pas ish-kryebashkiakut Safet Gjici, arrestohet edhe gruaja e video-skandalit, Alma K.
Safet Gjici është arrestuar me urdhër të SPAK në një lokal pranë banesës së tij në Tiranë nen akuzen e korrupsionit pasiv i të zgjedhurve vendor.
Me urdhër të SPAK nën akuzë është vënë edhe vajza Alma. K e shfaqur në video.
Ndaj saj, Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e akuzuar për korrupsion aktiv.
Ne videon e bërë publike vetëm një javë më parë, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma K, dhe pas aktit flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.