FIFA ka marrë sot një vendim të rëndësishëm në Këshill për sa i përket Botërorit të Klubeve. Ndryshe nga sa ishim mësuar deri më tani duke parë një Kupë Bote me 7 skuadra nga viti 2025 do të ketë një Botëror të mirëfilltë për klube dhe pjesëmarrëse do të jenë plot 32 skuadra.
Vendimi është marrë ditën e sotme dhe viti 2023 do të shënojë fundin e Botërorit që jemi mësuar të shohim, duke qenë se vitin e ardhshëm nuk do të jetë më. Më pas, në vitin 2025 në SHBA do të organizohet Botërori i ri me klube nga e gjithë bota.
32 skuadrat që do të marrin pjesë në Botëror, do të ndahen në 4 nga konfederata afrikane, 4 nga konfederata aziatike, 4 nga konfederata amerikano-veriore, 1 nga Oqeania, 6 nga konfederata amerikano-jugore dhe 12 nga ajo Europiane, si edhe një skuadër nga organizatori i Botërorit./Panorama Sport