osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Barack Obama kritikon fokusin e mediave me shpërthimi i nëndetëses Titan: Nuk është njerëzore! Po merr më shumë rëndësi, sesa tragjedia e fundosja e varkës me 700 refugjatë

Barack Obama kritikon fokusin e mediave me shpërthimi i nëndetëses Titan: Nuk është njerëzore! Po merr më shumë rëndësi, sesa tragjedia e fundosja e varkës me 700 refugjatë

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka vënë në pikëpyetje se përse tragjedia e nëndetëses Titani me 5 të vdekur ka marrë mbulim mediatik minutë pas minute, ndërkohë që një varkë që u fundos me 700 refugjatë në bord është injoruar.

Krahasimet i bëri teksa po fliste në Fondacionin Stavros Niacrchos në Athinë, disa orë para se Roja Bregdetare e SHBA-ve të konfirmonte se nëndetësja kishte shpërthyer.

“Është e papërshtatshme që ekspedita të ketë marrë më shumë vëmendje sesa qindra të vrarë nga mbytja e një varke në brigjet greke. Tragjedia me nëndetësen po merr mbulim minutë pas minutë në të gjithë botën. Kjo është e kuptueshme sepse ne të gjithë duam dhe lutemi që këta njerëz të shpëtohen.

Por, fakti që kjo ka marrë shumë më tepër vëmendje sesa 700 njerëz u mbytën është një situatë e papërshtatshme. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e quajti atë një nga ‘tragjeditë më të këqija detare në dekadën e fundit”, u shpreh Obama.

Varka e mbipopulluar me qindra refugjatë pakistanezë, sirianë, egjiptianë dhe palestinezë u fundos më 14 qershor, dy ditë para se turneu i OceanGate me vlerë 250,000 dollarë në rrënojat e Titanikut të raportohej i zhdukur. 82 pasagjerë janë gjetur të vdekur, 104 nga më shumë se 750 në bord janë shpëtuar, dhe pjesa tjetër janë ende të zhdukur. Më shumë se 100 fëmijë janë në mesin e të zhdukurve.

Viktimat nga mbytja e nëndetëses Titan janë CEO i OceanGate Stockton Rush, eksperti francez i Titanikut Paul-Henri Nargeolet, miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, i cili ishte vetëm 19 vjeç.