Enea Karakaçi do të jetë drejtuesi i ri i OSHEE-së. Karakaçi do të zëvendësojë Ardian Çelës, tw cilit i ka përfunduar mandati në krye të institucionit më të rëndësishëm të energjisë.
Kush është Ena Karakaçi? Ai ka qenë më herët Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë pranë Ministrisë së Energjisë. Karakaci duket se është një nga njerëzit më të besuar të ministres Belinda Balluku pasi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë.
Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri. Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE.