Ndonëse do të largohet nga Shqipëria në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e SHBA, Yuri Kim tha se në detyrën e saj të re që do të marrë do të ketë përgjegjësi edhe për Shqipërinë.
“Në pozicionin e ardhshëm do kem përgjegjësi për të gjithë Europën dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë dhe jam e kënaqur për këtë, ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam.
Sikurse e shpreha, jam prekur dhe kam ndryshuar gjatë qëndrimit këtu. Dhe nëse kthehem në Shqipëri ose jo Shqipëria do jetë gjithmonë me mua.” u shpreh diplomatja amerikane.