Një polic u kap në një rrugë të Floridas nga kolegu i tij, duke ecur me 128 kilometra në orë, ndërkohë që shpejtësia e lejuar ishte 72 kilomentra në orë.
Kolegu që e ndaloi mori si justifikim “po shkoj në punë”, duke qenë se polici i cili u gjobit ishte me makinën e policisë. Kjo sigurisht nuk mjaftoi.
Aleksandër Shaouni u arrestua dhe u akuzua për një sërë veprash penale, ndër to ajo e drejtimit të pakujdesshëm të mjetit. E gjithë skena u xhirua nga kamerat e trupit të efektivit që ndaloi kolegun.