Hendeku gjinor mes profesioneve ka ekzistuar ndër vite, por Liljana Kurti, 23 vjeçarja nga Peshkopia ka thyer çdo tabu.
Ajo ushtron prej 4 vitesh profesionin e berberes. Për emisionin “Një nga ne”, Liljana zbulon arsyen pse zgjodhi të jetë berbere dhe jo parukiere.
“Djemtë kanë më pak naze, janë më të thjeshtë, kurse vajzat janë më të nderlikuara. Më duket një profesion i këndshëm dhe i veçantë ndaj e zgjodha”, tregon Liljana.
Të qënit grua në këtë profesion nuk të bën më pak të aftë dhe më pak profesioniste sesa berberët e tjerë.
“Në fillimet e mia jam paragjykuar si tek fakti që një vajzë ndodhet në një ambient vetëm për meshkuj ose a jam e aftë të kryej të njëjtin shërbim si një djalë. Ka pas klientë që kanë qenë të paqartë dhe shpesh ishin në mëdyshje për t’u qethur tek unë ose jo. Gjithashtu ka dhe shumë klientë mosbesues që tani janë bërë klientët e mi më besnik”, thotë më tej.