Gjermanët janë profesionistë, ndryshe nga italianët, apo shqiptarët nuk preferojnë që “të vdesin” në Kombëtare. Mbrojtësi Mats Hummels ka folur në lidhje me largimin e tij nga ekipi i “panzareve”. Futbollisti i Bayern Munchen nuk mendon se është momenti i tij për t’u larguar. Ai shprehet se do të largohet nga Kombëtarja në “Euro 2020”.
“Unë nuk besoj se kjo Kupë e Botës do të jetë turneu im i fundit. Nëse trajneri do të më ketë në planet e tij do të luaja me kënaqësi edhe në Euro 2020 sepse do të jem 31-vjeç dhe do të kem energji për të bërë një punë të mirë”, – shprehet ai.
Gjermani nuk pranon se mund të luajë në Kupën e Botës në Katar, në vitin 2022, pasi i bie që të jetë 34-vjeç. “Atëherë do të thuajse 34 vjeç. Me idenë që kam tani, do ta kem mbyllur aventurën me kombëtaren, edhe nëse kjo veprimtari do të zhvillohet në dimër”, – u shpreh Hummels. Duhet të jetë një mësim për futbollistët me origjinë shqiptare, së fundmi dhe rasti me Agollin.