Sa keq që këtij vendi, që i mungojnë shumë gjëra, por jo gjithçka, sikurse thonë shumë lehës e ujqër pa dhëmbë që presin tu vijë radha për kocka e majme të pushtet humbjes, i mungon informimi.
Mediat, këto bordello ku zihen e krihen kurvat politike, përpos që nuk përfaqësojnë asgjë, mendojnë se janë pushteti i katërt në Shqipëri.
Të mbushura me gjithëfarë idioti që hiqet si gazetar, analist, shkencëtar, patriot dhe shqiptarë, në shumicën e rasteve janë vetëm zagar, që lehin pas çdo gjëje, që u kap syri, por fatkeqësisht nuk ua kap dora, ama vetëm “të tretin dhe të tetin”.
Kjo kuplara që nuk ka asnjë lidhje me informimin, por me të vetmen detyrë që e bëjnë në mënyrë perfekte, antiamerikanizmin dhe antiramizmin, kjo shpikje e re që gjen vend në çdo telehale.
Mbushja e programeve ditore me dërdëllisjet e një monstre paranojak, që akoma sjell vërdall një komb të tërë, është një sfidë e guximshme ndaj Amerikës, e cila shpalljen non grata nuk e ka dënim turistik, por një nga dënimet më të rënda, që sanksionon personat që rrezikojnë demokracinë e një vendi dhe sigurinë e SHBA-së.
Ndaj kthimi i gjithë telehaleve në “pishuar”, ku Berisha shurron e lirohet duke qelbur vendin dhe sulmuar Amerikën… është një krim i njëjtë me kriminelin që e promovojnë si hero, me bëmat dhe gjëmat e tija si heroizëm.
DASH shumë shpejt do nxjerri listën e personave të tjerë non grata, ku pjesa më e madh do jenë pronarët antiamerikan dhe faqezi të mediave ose grupeve mediatike.
Me ligjin e ri pasojat do jenë fatale… sekuestrim i të gjitha aseteve që përdoren për të minuar demokracinë.
Shtatori do jetë i vështirë, edhe për Saliun edhe për të gjithë salit shqiptarë dhe kosovarë, por edhe për lehësit e zellshëm të tyre, që nuk kuptojnë se me kë po luftojnë dhe delirojnë si “Don Kishoti”./ Ekskluzive.al