Falë një kontrate qeraje të lidhur në vitin 1992 shumë familje në kryeqytet janë duke jetuar në banesa shtetërore. Gjithsesi ata nuk janë pronarë të shtëpive të tyre pasi nuk mund të lidhin kontrata shitblerje.
Një vendim Këshilli, i bashkisë Tiranë, i ka dhënë zgjidhje këtij problemi. Ky vendim parashikon që të përfundojë procesi i privatizimit të, me qëllim që të mund të lidhen kontratat e shitblerjes dhe të mund të regjistrohen pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Banesat e shtetërore do të kalojnë në dorë të familjarëve të cilët banojnë aty. Projektvendimi pritet të miratohet këtë të enjte, ai citon se “Për banesat që figurojnë në pronësi të shtetit, privatizimi të kryhet në emër të personit që ka pasur kontratë qiraje me shtetin para vitit 1992 dhe të personave të tjerë madhorë të familjes që jetojnë me të”.
Drejtoria e Përgjithshme Nr.3 e punëtorëve të qytetit ka dërguar në Këshill listën e banesave, për të cilat ka një aplikim për privatizim. 13 familjarë të cilët banojnë në godina njëkatëshe apo apartamente të pallateve 5 apo më shumë kate, janë përfitues.
Mbështetur në një vendim qeverie të vitit 2015 po parashikohet të kalojë projektvendimi. “Për përcaktimin e procedurave të privatizimit të banesave dhe objekteve të kthyera në fond banese, me vendime të organeve të qeverisjes vendore, në pronësi të një- sive të qeverisjes vendore dhe të shtetit, ku janë sistemuar me strehim banorë të pajisur me autorizim nga organet kompetente”. Në vendim përcaktohet qartë se të gjitha praktikat që trajtohen nga njësia e privatizimit janë kompetencë dhe duhet të kalojnë më parë në Këshill Bashkiak, si dhe kontrata finale të lidhet me kryetarin e bashkisë”.