osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Stërvitja në “Air Albania”: Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja në ndeshjen me Moldavinë

Stërvitja në “Air Albania”: Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja në ndeshjen me Moldavinë

Zhvendosje në “Air Al bania”. Kombëtarja sh qiptare ka zhvilluar seancën e djeshme stërvitore në kryeqytet, ndryshe nga një ditë më parë kur Silvinjo i testoi në një ndeshje brenda grupit në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë zbritën në tapetin ku ditën e shtunë do të kërkojnë pikët maksimale, për të ndjekur objektivin e vetëm që është kualifikimi në Europian.

Megjithatë, e gjithë fusha nuk u shkel nga lojtarët, pasi zona nga tribuna qendrore dhe gati 30 metra afër qendrës, ishte kufizuar për shkak të kujdesjes që po i bëhej barit, duke qenë se nga aktivitetet josportive të zhvilluara, kjo pjesë ka humbur shkëlqimin dhe për këtë është përdorur ilaç që deri ditën e ndeshjes të vijë në sinkron me pjesën tjetër.

Ky kufizim vuri në punë edhe zv.presidentin Lutfi Nuri që së bashku me Dritan Babamustën u kujdesën që t’i drejtonin lojtarët për të hyrë në fushë duke i rënë rreth e rrotull.

I vetmi, i cili doli me vrull dhe shkeli dy-tri hapa ishte Pablo Zabaleta, por pas dy sekondash ndihmësi i Silvinjos e kuptoi dhe mori drejtimin për nga këndorja. Pasi të gjithë futbollistët dolën në fushë, braziliani nuk humbi kohë dhe nisi me ushtrimet e lehta që kishte përgatitur.

STËRVITJA- Një stërvitje ku ekipi ka vuajtur dy mungesa të rëndësishme mes alternativave që ka në dispozicion Silvinjo për prapavijën kuqezi, pasi në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli.

Gjimshiti, një nga shtyllat e mbrojtjes, në fakt mungon prej dy ditësh, pasi ka marrë leje nga trajneri Silvinjo për t’u kthyer në Itali. Ai është bërë baba për herë të dytë me një vajzë dhe ka qëndruar pranë familjes së tij.

Ai do të kthehet sot dhe do të jetë në dispozicion të ekipit për këtë ndeshje. Ndërkohë, ndryshe është situata e Frederik Veselit, i cili ka marrë një goditje në krah gjatë ndeshjes së kontrollit në “Elbasan Arena”.

Ai ishte i pranishëm dhe po vijon me terapi dhe situata e tij pritet të shihet sot, nëse mbrojtësi do të kthehet në stërvitje.

FORMACIONI- Teksa jemi dy ditë para ndeshjes, Silvinjo ka zhvilluar dy ndeshje kontrolli brenda grupit për t’u bindur edhe më shumë për titullarët që do të hedhë në fushë. Shqipëria pritet që të nisë me këtë formacion:

Në portë Strakosha është më i avantazhuar sesa Berisha, por gjithsesi nuk përjashtohet që Etriti të jetë nga minuta e parë. Në mbrojtje braziliani është edhe më i qartë teksa me mungesën e Balliut, Hysaj kalon djathtas dhe qendra bëhet nga Ismajli dhe Gjimshiti, ndërsa majtas gati është Mitaj.

Në mesfushë pritet të jenë Ramadani, Bare, Bajrami, por një dilemë është edhe Asllani. Ndërkohë përpara do ta nisë e njëjta treshe si në Varshavë: Asani, Uzuni dhe Cikalleshi në majë./KRISTI SEJATLLARI