Shkon në 79 numri i viktimave nga mbytja e anijes me 400 refugjatë në brigjet Greqisë. Sakaq mësohet se 104 emigrantë kanë shpëtuar, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme, rreth 75 km në jugperëndim të rajonit jugor të Peleponezit të Greqisë.
Mediat e huaja shkruajnë se nuk dihet saktësisht numri i emigrantëve të zhdukur. Për shpëtimin e tyre janë vënë në dispozicion gjashtë anije, dy aeroplanë ushtarak si dhe dorën.