osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Anulimi i takimit me Qeverin Kurti, Rama: “Shqipëria nuk është UFO, s’bëjmë dot teatër”! Kosova po digjet, po digjet ngadalë

Anulimi i takimit me Qeverin Kurti, Rama: “Shqipëria nuk është UFO, s’bëjmë dot teatër”! Kosova po digjet, po digjet ngadalë

Kryeministri Edi Rama theksoi se arsyeja e anulimit të mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Gjakovë ndodhi për shkak se ulja në një tryezë me Albin Kurtin pas refuzimit të draft-statutit të propozuar nga qeveria shqiptare, do të ishte si teatër dhe kjo është e papranueshme.

Kreu i qeverisë sqaroi se e ka thirrur disa herë në takim Kurtin dhe ai ka refuzuar. Sipas Ramës, zgjedhjet e parakohshme në Veri të Kosovës duhet të mbahen dhe se ky nuk është një presion ndaj Albin Kurtit, por një vendim që duhej marrë pasi Kosova po digjet ngadalë.

“Jo, fare. Sepse, thashë edhe njëherë kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë e mirëkuptoj. Nuk jemi në kushtet kur mund të bëjmë mbledhje si UFO. Ne e kemi shumë problem sepse Shqipëria nuk është një UFO që vepron e izoluar.

Marrëdhënia Shqipëri- Kosovë është një marrëdhënie vllazërie, por ne jemi edhe një vend euroatlantik.

Nuk ka asnjë shans që të zhvendosemi nga boshti euroatlantik për nuk e di se për çfarë… Jua kam thënë dhe më herët që ne mendojmë 100% si aleatët.

Shqipëria është pjesë e pandashme e botës euroatlantike. Nuk bëjmë dot teatër, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë. Po digjet, por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar me ata që e krijuan si shtet. Unë i marr me mend, nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkësinë euroatlantike, që krijoi Kosovën dhe atyre që nuk e deshën kurrë krijimin e një Kosovë të pavarur.

Ne këtë gjë nuk duhet ta lejojmë. Për çfarë bëhet njëherë? Për një të ngujuar që nuk ushtron dot detyrën, por as funksionet bazike të një njeriu normal që nuk del të marrë dot ajër jashtë godinës?

Ajo që u bë me zgjedhjet ishte e duhur, ajo s’u bë që të qeverisnin shqiptarë. Ajo u bë për t’u thënë serbëve: I bojkotuam? Dakord, ne si lëmë institucionet bosh. Në momentin që thua je gati të bësh zgjedhje të parakohshme e çliron të ngujuarin e vetëvendosur të rrethuar me policisë. I vetëvendosuri rri aty si simboli i absurdit.”- tha Rama.