Hapësira ajrore e Shqipërisë dhe e Malit të Zi do të patrullohet nga avionë F-16 të Greqisë dhe Eurofighter të Italisë.
Kjo, derisa Tirana dhe Podgorica të fitojnë aftësitë e nevojshme teknike për ta kryer vetë këtë mision.
Mediat maqedonase dhe ato greke raportojnë se Greqia mori rolin e mbikëqyrjes me dy avionë F-16, së bashku me Italinë, e cila do të patrullojë me dy Eurofighter në kuadër të forcës operacionale të NATO-s.
Aeroplanët grekë do të fluturojnë mbi Shqipërinë dhe Malin e Zi për 15 ditë rresht. Më pas ata do të zëvendësohen nga dy Eurofighter italian.
Përgjegjës për koordinimin dhe aktivizimin e forcave ajrore në Itali, Greqi, Mal të Zi dhe Shqipëri, është Qendra Operacionale e NATO-s në bazën e TORREJON në Spanjë.
Patrullimet nga ajri janë një nga misionet më të vjetra të NATO-s në fushën e mbrojtjes kolektive. Forca nga Spanja, Portugalia dhe Franca po patrullojnë këtë sezon në vendet baltike (Lituani, Letoni dhe Estoni).
Ndërsa Hungaria dhe Italia gjithashtu kanë përgjegjësinë e hapësirës ajrore sllovene. Vlen të përmendet se Mali i Zi është vendi i 29 që iu bashkua NATO-s në qershor të vitit të kaluar.
Shqipëria dhe Mali i Zi kontribuojnë në aleancë duke ofruar trupa të për misionet e NATO-s në Afganistan.
https://www.mia.mk/EN/Inside/RenderSingleNews/289/134298111
http://www.kathimerini.gr/967687/article/k-blogs/security-bulletin/ellhn…