osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Analisti Bekteshi: Sekretarët e Përgjithshëm ose “heronjtë e pushtetit” që marrin përsipër burgun!

Analisti Bekteshi: Sekretarët e Përgjithshëm ose “heronjtë e pushtetit” që marrin përsipër burgun!

Kush ka punuar sa do pak në adminitratbn e mesme dhe të lartë, e kupton se kush është roli i qartë dhe i vërtetë i Sekretarit të Përgjithshëm! Jo vetëm ata në Ministritë e larta, por dhe në drejtoritë e rëndësishme të vertikalitetit si dikastere në pushtetin e përhapur pastaj në mënyrë horizontale!

Kush nuk e di kur ka punuar në sektore të ndryshëm, se çfarë kanë në dorë ato me firmat dhe vulat e tyre. Kush nuk e di se organizimi dhe funksioni i diktasterit, rregulli dhe ligjësia por dhe tenderat apo dhe emërime, janë një veprimtari e madhe e fuqiplote e Sekretarit të Përgjithëshëm! Sigurisht “Ministri ose Drejtori” është fuqiploti por “eminenca gri” ose njerzit e nëndheshëm në veprime që pastaj kthehen në pjesë të mëdha korrupsioni, janë Sekretarët e Përgjithshëm!

Duke mos pasur paraqitjen e famshme të Ministrit apo drejtorit të madh politik dhe duke qenë nën hije të tyre, por në fakt me kopetenca të mëdha firme dhe vule apo organizimi – ja kalojnë ministrit apo drejtorit në peshën specifike që kanë në dikastere dhe përmbajtjen e veprimtatrisë së pikërisht dikasterit. Dikur njeriu i madh i pushtetit politik thoshte me shaka por që është e vërtetë kështu: sekretarët e përgjithshëm janë mafia e pushtetit!

Ata janë një firmë sigurie dhe ushtrimi pushteti që duhet të mbështetet në ligj. Sekretari i Përgjithshëm është pikërisht pjesa ku pushteti ushtrohet jo në fokusin e shtypit dhe publikut, sepse të gjithë shkojnë mbas ministrit apo drejtorit. E thuaj çdo herë “ujku ujku” gjithë ditën, kurse çakalli bën kërdinë! Padyshim që nuk janë Sekretarët e Përgjithshëm “çakalli të gjithë” por në publik tani dhe në media ata po perceptohen si një tufë “çakejsh” që sigurisht po barazpeshohen me titullarët! Disa syresh kanë hyrë në burgje, por dhe janë nën hetim e megjithatë..?! Po po dhe gra!

Disa janë larguar dhe disa mbas largimit janë hetuar apo akuzuar dhe burgosur! Në fakt është specia më interesante e pushtetit – sekretari i përgjithshëm! Është ajo specie që ka vepruar në hije, duke bërë atë punë që duhet bërë pikërisht nën hije ! E dihen punët që kërkojnë hije! Sekretarët e Përgjithshëm sigurisht prej 32 vitesh i emëron partia! Biles nganjëherë është paketë me Ministrin dhe nganjëherë e vendos partia si balancë e Ministrit! Kështu ka ndodhur!

Shpesh herë luajnë nga një dikaster te tjetri, sepse me njohuritë e bëmat e tyre janë të rëndësishëm! Njëra që është e famshme ka lëvizur disa dikatastere dhe pse akuzohet nga shtypi për shumë e shumë “bëma”! Jo vetëm nga shtypi, por dhe nga të vetët lart e poshtë!

Por cilësia e madhe e Sekretarit të Përgjithëshëm është të jetë ligjërisht sa më afër – burgut! Ëoooë mund të pyesni: çfarë po thua!? Po pora po, sidomos në fuqinë e firmës dhe rregullit ligjor për tendera dhe preferenca apo dhe korrupsion të mundëshëm! Sekretarët e Përgjithëshëm janë skalioni i parë për në derën e burgut dhe pse janë nën hije. Politika kështu e ka! Mund të digjet dhe të mbrohet Ministri apo drejtori i madh politikisht sigurisht, por e ka të vështirë të shpëtojë Sekretari i Përgjthshëm!

Aq sa kanë aftësinë dhe besueshmërinë aq kanë dhe rrezikun! Mbetet vetëm a e merrin përsipër atë! E në shumë raste Sekretarët e Përgjithshëm janë “heronjtë e pushtetit” që marrin përsipër burgun! Prej kohësh kjo gjë! Imagjinoni në pushtetitn e SB-së ku dhe ligji ishte me vesh dhe mënyrat e korrupsionit kaq të trasha dhe kaq idiote, sa po të kishte qenë drejtësi jo e varur nga Berisha, duhet të ishin dorëzuar vetë në derë të burgut. Problem i madh është edhe sot. Marrin sa marrin përsipër shumë.

Ju lodhen “shpatullat” dhe këmbët shpesh herë! Shpesh dhe të “dhimbsen” sepse punojnë kaq shumë dhe në fund, çdo hetim është dashje pa dashje dhe për to! Në pothuaj çdo rast! Nuk duhet të ketë persona më të përgjuar se sa ato! Thoshte dikur një mik imi në një prej ministrive të rëndësishme! Oooo, duhet pasur kujdes kur flet me “Sekretarët të Përgjithshëm” në telefon, sepse po e lëshove gojën futesh në telash nga që të dëgjojnë!

Gjithsesi e kanë gabim ajo pjesë që nuk merr vesh! Ka shumë që marrin por, po aq shumë ka që nuk marrin – vesh!! Që nuk kupton se Sekretari i Përgjithshëm është lidhësja e titullarit me ligjin, antiligjin, korrupsionin, me prokurorinë, gjykatën dhe me qeverinë! Po po, në 360 gradë.

Disa jenë bërë dhe “dëshmorë”, por e mira është të luajnë vetëm rolin e heroit. Jo deri te “dëshmori” sigurisht! Ushtrimi i pushtetit dhe ruajtja nga korrupsioni duhet të fillojë nga titullari padyshim, por duhet të ndalet gjatë te Sekretari i Përgjithshëm! Ata janë gërryesit e ngrehinës së shtetit dhe ndërhyrës në kultin absurd të pushtetit akoma në Shqipëri. Po për fat të keq. Duhet shpresuar për mirë. Po duhet shpresuar! Sëpaku mos të marrin përsipër burgun!