Një burrë kontaktoi programin “1 Herë Mat” në Top Channel, pas dyshimeve se e fejuara e tradhtonte.
Klienti i tregoi detektives Shkënda Lili se prej shtatë vitesh ka një marrëdhënie me një vajzë. Por, sjellja e saj gjatë muajve të fundit e ka bërë të dyshojë. Ai tha se e dashura nuk flet me të si më parë, ndërsa i bën përshtypje jeta e saj luksoze, me veshje të shtrenjta.
VIDEO nga “1 Herë Mat”/Emigranti shqiptar skandalizohet, kap të fejuarën e tij duke..
Klienti: Kam dyshime se mes të fejuarës sime po ndodh një gjë që nuk e di. S’ia pranoj dot vetes, s’e pranoj dot.
Detektivja: Çfarë ke parë?
Klienti: Nuk është s’e kap parë gjë me sytë e mi. Sepse unë jetoj në Gjermani, kam një kompani atje, po luftoj, po punoj shumë, po bëj çdo sakrificë të mundshme që ta marr atë me vete atje, por nga mënyra si ajo po sillet kohët e fundit, por shoh gjëra që…
Detektivja: Është shumë e ndërlikuar situata juaj. Mund të më tregosh fillimin, si ka nisur historia, si jeni njohur?
Klienti: Ne jemi njohur në “Instagram”. Kemi shtatë vite bashkë. Gjëra shkonin shumë mirë deri në momentin, deri në momentin që ajo filloi të shoqërohej me një dy shoqe të vetat që i ka në klasë a në shkollë. Nuk e di se nuk më jep më detaje
Detektivja: Sa kohë ka që nuk flisni, nuk të jep detaje?
Klienti: Gati tre muaj, tre muaj e gjysmë…
Pas intervistës me klientin, ekipi i punës nisi hetimin, duke ndjekur objektivin, që ishte një 24-vjeçare, që studionte në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Nga dita në ditë, detektivët panë lëvizjet e dyshimta të vajzës me një mashkull rreth 30 vjeç, të cilin e takonte në darkë vonë e qëndronte me të deri në orët e para të mëngjesit. Në ditën e gjashtë, ekipi siguroi video të studentes, në momente intime me të dyshuarin. Pamjet më pas i kaluan në dorëzim klientit, që reagoi ashpër pasi zbuloi të vërtetën.
“Qiranë e paguaj unë, rrobat ia blen tjetri, me makinat e të tjerëve. Natën rrugëve, edhe me shisha…”, tha emigranti shqiptar, që vendosi të ndërpresë raportin me 24-vjeçaren.