osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Me raki e fërnet”?! Gjergj Leka rrëfen mbrëmjen e pazakontë të maturës: Ziente Tirana

“Me raki e fërnet”?! Gjergj Leka rrëfen mbrëmjen e pazakontë të maturës: Ziente Tirana

Artisti i mirënjohur Gjergj Leka ka rrëfyer këtë të Shtunë në programin e “Rudina” në Tv Klan, mbrëmjen e maturës së tij, e cila në fakt është e pazakontë.

Ai thotë se për shkak të punës, iu desh të mbaronte Liceun natën dhe rrjedhimisht maturën e mbylli me burra më të mëdhenj në moshë.

Gjergj Leka: E para e punës mua më përjashtuan për herë të dytë në vitin e 4-ët të Liceut prej mungesave se mora orkestrën në RTSH dhe nuk shkoja më në shkollë. Rasti im është shumë i bukur se unë kam bërë të gjitha mbrëmjet e maturës nga viti ’77 deri në ’88, me orkestrën.

Mbrëmjet e maturës unë i kam shijuar në një mënyrë krejt tjetër, dhe sa emra të mëdhenj që sot ndoshta janë dhe politikanë, kanë dalë në pension shumë…Janë njohur në mbrëmjen e maturës dhe janë martuar më vonë.

Por, më e bukura është se unë vitin e fundit në Lice e mbarova Liceun natën, ngaqë isha në punë dhe isha pa shkëputje nga puna. Mbrëmjen e maturës unë isha më i vogli, llogarite se në Liceun e natës ishin dhe burra nga 40 vjeç. Dhe unë kam një mbrëmje mature të paparë, në lokal me raki dhe fërnet. Ishim të gjithë burra!

-Ej shumë e veçantë kjo histori, se kisha dëgjuar ndonjëherë.

Gjergj Leka: Më të rinjtë ishim unë dhe Kujtim Prodani ndjesë pastë! Atë ditë që ne kemi bërë mbrëmjen e maturës, ziente Tirana nga mbrëmjet e maturës. Mbaj mend ishin data të caktuara, nuk është si sot që ti gjen një lokal. E mbaj mend dhe ku, te restorant “Durrësi”.

Në ’81-in mbrëmjet e maturës bëheshin 90% në palestër të shkollës, se kishim kapur akoma atë modën siç duhet. E kam festuar me xhaketën e bardhë të TVSH-së, atë e kam akoma. Kam qenë i pari që e kam veshur./tvklan.al