osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pallati i Dakos fut Berishën në tmerr familjarë! Dosja e ish-klubit Partizani, implikimi dhëndrit të familjes “non grata”, dhe ish ministrave Imami dhe Oketë për grabitjen e pronave shtetrore të shpronësuar nga italianët dhe Shefqet Vërlaci

Pallati i Dakos fut Berishën në tmerr familjarë! Dosja e ish-klubit Partizani, implikimi dhëndrit të familjes “non grata”, dhe ish ministrave Imami dhe Oketë për grabitjen e pronave shtetrore të shpronësuar nga italianët dhe Shefqet Vërlaci

Drejtësia duket se ka nisur numërimin mbrapsht për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij të zhytur në afera korruptive.

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe sinjalet janë se mund të kërcasin prangat shumë shpejt për emrat e zhytur në këtë aferë.

Këtë javë pati zhvillime të forta në Prokurorinë e Posaçme, pasi prokurorët e çështjes kanë marrë në pyetje, kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili akuzon Berishën, dhëndrin e tij, Arben Imamin dhe disa funksionarë të tjerë për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Por gazeta “SOT” ka mësuar se këtë të mërkurë, zoti Balla ka dorëzuar disa prova të reja para prokurorëve specialë, të cilat nëse do të merren për bazë nga SPAK, do të fundosin dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe dy ish-ministra të Mbrojtjes të qeverisë së PD.

Hetimet

Por kjo lëvizje e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngushton edhe më shumë “lakun”, pasi për herë të parë në drejtësinë shqiptare mund të shkojnë pas hekurave persona në nivele shumë të larta.

Përgjigjja e SPAK për Taulant Ballën i thotë të gjitha, pasi nëse kërkojmë veprën penale për të cilën po hetohet Sali Berisha dhe personat e përfshirë në këtë aferë janë të parashikuar nga neni 287.

Prokuroria e Posaçme është duke i hetuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në Kodin Penal thuhet se kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

“Në përgjigje të kërkesës tuaj dërguar me shkresën Nr. 800, datë 18.02.2022, në lidhje me kallëzimin e depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, ju informojmë se:

“Pas verifikimeve të kryera, në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton që, më datë 1.12.2020 është regjistruar procedimi penal nr. 287, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i K. Penal, pa emra të regjistruar.

Ky procedim është në fazën e hetimit”, njoftoi SPAK. Pra, nëse hetimet për aferën e tjetërsimit të ish-kompleksit Partizani shkojnë si duhet dhe larg çdo presioni të politikës, në finale do të shohim pas hekurave shumë personazhe që deri më dje cilësoheshin si “të paprekshëm” nga drejtësia shqiptare.

Privatizimi ish-kompleksit “Partizani”

Mirëpo si është historia e privatizimit të kompleksit “Partizani”? Gjithçka nisi në vitin 2008 dhe u mbyll brenda pak muajsh. Pronat ku ndodhej kompleksi ishin në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, por Berisha në kohë rekord ja u dha ato disa personave që pretendonin se ishin pronarë.

Interesantja është se përfaqësuesi ligjor i tyre ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës. Sipas marrëveshjes, Malltezi do të merrte jo më pak se 5 për qind të vlerës së pronave të kthyera.

Sot ka me mijëra shqiptarë që luftojnë prej 30 vitesh për pronat e tyre dhe akoma nuk i kanë marrë, por ajo që bie në sy është se pronat e Klubit Partizani u kompensuan brenda 6 muajsh.

Procesi nisi në qershor 2008 dhe në dhjetor gjithçka mbaroi. Pra këtu pati rol vendimtar dyshja Berisha-Imami. Ajo që bie në sy është se kemi një kompensim në qendër të Tiranës me vlerë tepër të ulët. Janë rreth 33 mijë metër katror tokë, ku shteti ka dhënë për pronarët 100 milionë lekë.

Metoda e kompensimi përdorur nga grupi i ekspertëve është në kundërshtim të hapur me VKM 794 datë 21.11.2007 dhe të Udhëzimit Nr. 6364 datë 03.07.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe procedurën e shitjes”, të cilët përcaktojnë që vlera e objekteve të privatizuara duhet t’i referohet çmimit të tregut të lirë.

Vitet e fundit, në atë tokë janë ndërtuar dhjetra kulla, disa prej të cilave në pronësi të Jamarbër Malltezit. “Fakti i mësipërm i kthimit të pronës tek persona të lidhur me pushtetin dhe posaçërisht tek dhëndri i ish-Kryeministrit të asaj kohe (viti 2008) si dhe qëllimi tij për të ndryshuar destinacionin dhe ta kthejë në një kantier ndërtimi duke ndërtuar në finale 17 kulla banimi e shërbimesh disa katëshe, provohet dhe me themelimin në të njëjtën kohë të shoqërive Homeplan sh.p.k si dhe Kontakt sh.p.k.

Vetë i dyshuari Jamarbër Malltezi është trashëgimtar që rrjedh nga familja Begeja në masën e 1/64 pjesës takuese që e përthyer në sipërfaqe rezulton të jetë 144m2 truall si dhe faktit që në përfundim të kësaj sipërmarrje ai ka mbi 60% të pronësisë së objekteve të ndërtuara, e cila tregon dhe njëherë synimet afatgjata dhe të mirë menduara të të akuzuarve në realizimin e qëllimeve të tyre”, thuhet në dosje.

Pronarët janë kompensuar nga italianët në vitet ’40

Më tej theksohet se skema e lidhjes për realizimin e kthimit të pronës tek personat e lidhur me funksionarët më të lartë të shtetit konstatohet që në procedurën që prona nuk ishte ende e kthyer tek familjet pretenduese si ish-pronarë, ortaku i mëvonshëm i të dyshuarit Jamarbër Malltezit del garantor për pagimin e detyrimit të blerjes së ndërtesave të ish- Kompleksit Sportiv Klubit “Partizani”.

“Shoqëria themelohet nga i njëjti person në vitin 2008, konkretisht i dyshuari F. Bektashi, i cili zotëronte 100% të aksioneve dhe administrimin i vetëm, duke krijuar perceptimin se nuk ka një lidhje direkte në momentin e themelit të këtyre shoqërive por që në të vërtetë fakti që i dyshuari Bektashi shpreh vullnetin e tij duke marrë përsipër detyrimin në momentin e privatizimit dhe po në atë kohë me mbylljen e procedurës me organet publike krijon dhe shoqërinë “Homeplan” sh.p.k, tregon që ka një garanci të madhe se mbi atë sipërfaqe do vijohet me dhënien e lejes së ndërtimit dhe me realizimin e veprës fakt që sot është i njohur botërisht se është realizuar ky qëllim.

Faktet e mësipërme përforcohen dhe më tej, ku pasi përfundon vepra në vitin 2018, i dyshuari Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja bëhen përfitues maxhoritarë të shoqërisë Homeplan sh.p.k, duke kontrolluar tashmë dhe vendimmarrjen e asamblesë ku Z. Fatmir Bektashi iu shet atyre në një vlerë qesharake përkatësisht Jamarbër Malltezit 35.000 lek aksionet në masën 35% dhe Xhimi Begeja 25.000 lek aksione në masën 25% në një shoqëri e cila ka një kapital 100.000 lek dhe ndërmerr realizimin e një vepre mbi 20 milion dollarë”, theksohet në dosje.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Pronave, toka në fjalë ka qenë e pronarëve, por ajo i kaluar shtetit dhe në vitin 1940 ata janë dëmshpërblyer nga qeveri italiane, pas vendi ynë ishte pushtuar nga Italia.

Madje pronarët janë shpërblyer me franga ari. Qeveria italiane kishte plane të bënte një aeroport aty dhe prandaj mori tokën. Madje toka është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Françesko Jakomoni . Toka, nga Rr. e Kavajës deri tek Rr. Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi ushtrisë. /Rigels Seliman