Në tetor 2022, Olsi dhe Elda Ibro të mafies së kredive MCA u arratisën me një “thes bitcoin” me 40 milionë Euro në drejtim të Francës, bashkë me katër fëmijët e mitur.
Paratë u janë zhvatur mijërave familje shqiptare. Skemës së zhvatjes nuk i kashpëtuar as Luiz Ejlli.
Autoritetet franceze nuk pranuan azilin e çiftit mashtrues. Nga ana tjetër, Arben Meskuti u arrestua në korrik 2022 në Tiranë me pasaportë falco amerikane, por u lirua me procedurë dhe vazhdon të jetë në “hetim” nga prokuroria.
Me liri të “blerë” shtrenjtë Meskuti i ADCA vazhdon mashtrimin e mijëra viktimave me firmën mikrofinancë Final.
Meskuti raportohet nga punonjës banke se ka tërhequr mbi 500 mijë euro nga korriku deri në dhjetor 2022.
Vetëm nga një pikë e BKT-së me ndihmën e një drejtoreshe Meskuti ka tërhequr 100 mijë euro një ditë para se të pyetej në prokurori.
Me gjysëm milion euro në xhep dhe mbi 100 kallëzime penale në “kurriz”, mafiozi Meskuti, ia del për të mos pasur asnjë problem e të vazhdojë mashtrimin me mikrokredi në emër të Final simotrës së Iute Credit Albania.
Pas vitit të ri, në fushën e një mashtrimi gjigand që kalon 100 milion eurot (më shumë se 10 afera inceneratorësh bashkë), kanë mbetur me mijëra viktima të një megamashtrimi të organizuar financiar, me dirigjentë dy mafiozët Ibro-Meskuti, të cilët janë “pezulluar” nga një vendim mafioz pezullimi nxjerrë nga bankierët Sejko-Derralla.
Pritet ne shumë interes se si SPAK do e lexojë këtë vendim të Sejko-Derallës në erën “Dumani”.
Pritet të shihet se si do të kapet “thesi” i parave konvertuar në bitcoin bashkë me pronat e vjedhura e të tjetërsuara nga mafjozët Ibro-Meskuti.
Punonjësit e bankës të tmerruar nga afera gjigande “100 milion”, refuzojnë të flasin publikisht.
Vetëm murmurisin korridoreve se asgjë s’do ndodhë, ashtu si gjithë këto vite që kaluan, në fund do ta “hajë” pak vetëm Andis “kamarier” Gjoka, administrator i MCA, i kompanisë që u “pezullua” nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Guvernatori Sejko e ndaloi me vendim kompaninë mashtruese MCA, që për 365 ditë të mos lejohet të blejë asnjë gjel deti.
Implikimi i Sejkos
Vjedhjen e miliona eurove dhe shkatërrimin e mijëra familjeve shqiptare nga “firma piramidale” Micro Credit Albania, Guvernatori Sejko e doroviti me një pezullim, ditën e Vitit të Ri kur publikoi vendimin nr. 5689, datë 29.12.2022 për “Pezullimin” e MCA.
Vendimi me nr. 5689 i datës 29.12.2022 është mashtrim. MCA-së nuk iu hoq licenca, as nuk pësoi revokim license sipas gjuhës së bankierëve.
Guvernator Sejko u kujdes me letra ta përkëdhelë vetëm me një “pezullim” të vockël MCA-në, në kulmin e urrejtjes popullore, për të mos e lënë të “blejë” kredi për një vit.
Nga ana tjetër, kompania MCA mund të vazhdojë pa limit megamashtrimin pa asnjë pengesë, tashmë me aleat vetë Guvernatorin.
Guvernatori Sejko me “pezullimin” e MCA e lejon këtë të shesë kreditë, e lejon t’i ristrukturojë ato, duke mashtruar njerëzit njëlloj si më parë, për tani më keq akoma e lejon MCA-në të vazhdojë gjëmën me përmbarim, duke i dhënë për këtë aksion një alibi të shkruar publike, siç është vendimi 5689.
Burime nga brenda Bankës së Shqipërisë, tregojnë për një lojë të rëndë që Guvernatori Sejko dhe drejtori që mbikëqyr bankat Deniz Derralla luajtën së fundi me pezullimin e MCA.
Punonjës të detyruar të firmosin raporte fiktive që të mos dalë mashtrimi gjigand, kanë filluar të “pëshpërisin” duke treguar të dhëna bombastike.
Ortaku pa letra i dyshes Meskuti-Ibro është vetë drejtori i mbikëqyrjes së bankave Deniz Deralla.
Drejtorin Deralla e thërrasin “Espinoza” i Bankës së Shqipërisë. I ngarkuar me mision të mbajë kontaktet me dyshen mafjoze Ibro-Meskuti, punonjësit e bankës tregojnë për dhjetra takime intensive të të treve në skutat e Tiranës dhe Durrësit.
Disa punonjës janë kërcënuar të mos flasin për çfarë kanë pare te zyrat e MCA-FINAL, apo çfarë janë detyruar të firmosin.
Ka dy vjet që departamenti mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë zbaton “terrorin” e drejtor Derralla kur ky merr urdhrat nga “drejtor” Meskuti.
Tuku i BKT-së
Banka Kombëtare Tregtare bllokoi rrogat e qindra klientëve në fund të vitit që lamë pas me preteksin se kishin haraç për t’i paguar gangrenës së mikrokredive MCA-ADCA, me pronarë mashtruesit e skeduar Olsi Ibro dhe Arben Meskuti.
Qindra familje nuk festuan Vitin e Ri se u mashtruan nga BKT, e cila i është bashkuar mafies së kredive MCA-ADCA, krerët e të cilës disa janë në kërkim, disa në arrati, disa kanë kërkuar azil dhe të tjerë sillen nëpër Tiranë duke mbledhur dorën e fundit.
Klientët e kësaj banke u sorrollatën me shpresë që të tërheqin paratë e tyre, rroga dhe kursime, por u gënjyen se nuk punonin automatët e BKT nga sulmi “Iranian”.
E vërteta ishte se u bllokuan nga “automati” me pult në dorën e Arjana Xhafa me Seyhan Pencablıgil, dy drejtorët kyç të BKT.
Një skemë mafioze funksionon perfekt brenda BKT-së, e dirigjuar nga Arjana Xhafa, e bindur e drejtorit turk Seyhan Pencablıgil, i njohur si qejfli femrash, me disa gra dhe dashnore nga Tirana deri në Stamboll.
Ish drejtoresha e Prokredit Bank, Arjana Xhafa, ka organizuar një skemë banditeske për të marrë “pjesën” nga mijëra klientët “e bllokuar” prej borxheve që kanë te mikrokreditë.
Klientët me llogari dhe rroga në BKT, mbahen të bllokuar pa afat me urdhër të çiftit Seyhan-Xhafa, derisa të dorëzohen dhe të paguajnë haraçin te mashtruesit Ibro-Meskuti, ose të marin kredi te MCA-ADCA.
Arjana Xhafa merr pjesën për çdo bllokim klienti, kurse Seyhan turku grabit komisionet nga llogaritë e bllokuara të qindra hallexhinjve të mbetur peng brenda BKT, pa patur mundësi të tërheqin paratë.
Fitimi i mafiozëve të BKT llogaritet me miliona vetëm në dhjetor, ndërsa klientët e bllokuar mbetën pa bukë edhe natën e Vitit të Ri.
Turku Seyhan Pencablıgil, drejtor ekzekutiv i BKT prej 22 vitesh drejton me fije të padukshme bankën pa i hyrë gjemb në këmbë.
Me dy familje, dy gra dhe një rresht dashnore, turku që la dhjetra familje shqiptare pa festuar Vitin e Ri, ndërsa shëtit me pasaportë shqiptare nëpër Evropë, duke bë qejf me paratë e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve.
BKT është kthyer në një bunker ku nuk tërhiqen dot paratë e rrogave të klientit pa paguar haraçin te skema shqiptaro-turke Xhafa-Pencabligil.
Skandali ka edhe një dimesion cinik, pasi BKT-ja i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për mendim nëse ka vepruar mirë apo keq që u ka bllokuar llogaritë shqiptarëve për llogari të mafies MCA-ADCA, në një kohë kur Ministria e Drejtësisë ka kallëzuar penalisht në prokurori MCA-ADCA-në si një rrjet mafioz zhvatës, duke listuar një numër akuzash të rënda.