Deputeti socialist Erjon Braçe në rrjetin e tij social ka bërë një koment për ish kolegun e tij socialist, Ben Blushi. Blushi mban postin e drejtorit të informacionit në Top Channel.
Braçe shkruan se kronikat e bëra për Divjakën, janë gjoba që po bën Blushi ndaj tij: “Ke tre muaj qe nga Divjaka vec nxin me ligesi por edhe me genjeshtrat me budallaqe qe mund te egzistojne. Ndaj po te pyes edhe nje here: E ke gjobe apo çfare? Nese e ke gjobe, harroje, ne nuk jemi ajo firma e ndertimit e ketyre tre diteve te fundit!”, shkruan Braçe në Facebook.
O BLUSH, E KE GJOBE APO CFARE?!
Ke bere kronika per Divjaken ne tre muajt e tu, sa nuk ke bere per Korcen, Fierin, Vloren, Lezhen,
sa Top Channel nuk i ka bere gjithe jeten per Shkodren, jane fiks sa kronikat letyre per Tiranen!
Me e keqja eshte se, keto kronikat per Divjaken-te gjitha te zeza e te liga, i ben gjithnje pasi flas une,
duke humbur dhimbshem dhe “eksklusivitetin” e lajmeve.
Fjala bie, sapo altinit tend ju kthye pushka nga Greqia, ke shkuar ne Cerme Pasha-jo ne shtate Cermat,
ne Cerme Pasha, ke gjetur nje kanal te pastruar, 60 metrat e fundit te se cilit, tamam ai qe fliste per ty, si la te pastroheshin me avlline ngjitur me kanalin e qe si jepte mundesi mjetit te punonte, per te thene qe toka po cahet tani pasi u permbyt ne dimer.
Blush, gjobe me keto mund ti vesh nje deputeti qe nuk di ku i bie zona, jo mua. Harroje!
Ajo toke nuk eshte permbytur asnjehere gjate dimrit, zero. Po, ajo u mbyt tre jave te shkuara kur ra pa pushim mbi 80 milimetra shi ne vetem 6 ore. Nuk genjen dot kend kur ai eshte aty; une kam qene o Blush. Pikerisht per shkak te lageshtise se madhe, nuk ka patur kush nevoje per uje, vaditje quhet procesi.
Ne ane tjeter, sic ajo gruaja nga Pashai ua tha, e gjithe ajo zone eshte vaditur ne kohe te Enver Hoxhes nga pompat ne Shkumbin. Nuk jane me, u vodhen e shkaterruan ne vitin 1991.
Ashtu sic autostrada shkaterroi kanalin qe nga Thana ne Dushk, ai qe bente te mundur me hope vaditjen e tokave te Cermes se Siperme e Cerme Sektorit, Kampit e Cerme Shkumbinit,
por anes tjeter, nga jugu.
Kjo eshte arsyeja qe vetem dy te marta me pare, une, ne Kuvend, i kerkova ministrise se Bujqesise ti jape zgjidhje problemit te vaditjes ne “Shtate Cermat”.
Ishte publike, para kamerave te tua, o Blush.
Kjo eshte arsyeja qe nje dite me pas, ne Cerme Sektor, bujqit dhe une, i kerkuam sy me sy ministrit te Bujqesise dhe drejtoreve te tij, ti jepte zgjidhje problemit te vaditjes ne “Shtate Cermat”.
Ishte publike dhe kjo, madje live, o Blush. Ti, sot, thua ato qe ne dhe une, bujqit domethene,
i thame dy jave me pare.
E kupton sa vone je!
Je vone edhe per nje arsye tjeter;
Pasi pastruam kanalet e te gjitha Cermave qe jane ne ane te lumit, per pak dite-kur eshte i nevojshem uji, ende jo tani, do veme pompat tona-te bashkise, ne lume per te hedhur ujin ne keto kanale.
Por kjo eshte pune dhe ti punen e urren, puna nuk del ne lajmet e tua se nuk eshte e lige.
Ashtu sic pune eshte qe, gjithe Myzeqeja-fusha, Divjaka gjithashtu, kane nje rrjet te ri te vaditjes se tokave bujqesore. Si kurre ndonjehere pas vitit 1990-te. Po testojme rrjetin me ngarkese, pasi keshtu jemi ne, nuk marrim ne dorezim vepra pa i provuar. Punet qe behen te nxjerrin zbuluar, po fare fare.
Ke tre muaj qe nga Divjaka vec nxin me ligesi por edhe me genjeshtrat me budallaqe qe mund te egzistojne. Ndaj po te pyes edhe nje here;
E ke gjobe apo cfare?
Nese e ke gjobe, harroje, ne nuk jemi ajo firma e ndertimit e ketyre tre diteve te fundit!