Një vendim të ngushtë dhe të papërshtatshëm që nuk plotësohen kushtet. Kështu e ka konsideruar avokati Petrit Ismaili, vendimin për lënien e masës së sigurisë “arrest me burg” për klientin e tij, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Ai deklaroi se prokurori nuk tregoi asnjë provë dhe se në lidhje me akuzat ka dhe një lapsus të prokurorisë.
“Vendimi për mendimin tonë është në dispropocion për kohën e kryerjes. Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale, po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedurial i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vepra penale ka mbi 10-12 vjet.
Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngushtshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë.
Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako ka qenë kryetar bashkie dhe ka ushtruar aktivitetin e tij nëpërmjet organeve kolegjiale. Çdo strukturë ka përcaktuar detyrat. Nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi për strukturën organike.
Edhe gjatë gjykimit sidomos për veprën e dytë doli qartë që është lapsus i prokurorisë. E pranoi lapsusin dhe do e provojmë që vepra penale nuk ekziston”, tha Petrit Ismaili.