Kryeministri Edi Rama darkoi sonte me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Darka ishte në rezidencën e ambasadës amerikane në Tiranë.
Darka mes Ramës dhe diplomates amerikane zhvillohet pikërisht në ditën kur u arrestua nga SPAK, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i shpallur non grata për korrupsion nga Uashingtoni.
FARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është vetë-dorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.