Ambsadori italian Alberto Cutillio ka deklaruar se se porocesi që po zhvillohet në shtetin fqinj për grupin Habilaj nuk është i lidhur direkt për ish-ministrin Tahiri.
“Di që në Katania është një proces që po ecën përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”, u shpreh ambasadori Cutillio nga qyteti i Shkodrës , ku mori pjesë në festën e Italisë, në konsullatën e nderit të këtij qyteti.
Cutilloi u shpreh i shqetësuar në lidhje me ngërçin e krijuar me gjykatën kushtetuese, por e quan çmim që duhet paguar për një reformë të thellë si ajo e drejtësisë që po bën Shqipëria, e që nuk ka patur precedent më herët në vendet Europiane.
“Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë Europiane, ndoshta s’ka askund. Eshtë reforme e thelle dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare. Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqeteson është fakti i mos-kompletimit të gjykatës kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në vetting. Por natyrshëm ky është cmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë”, tha ambasadori.