osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luli Basha bën po “kallëzon” bëmat e Berishës: Në qeverisjen e PD bëhej korrupsion me naftën! U pasuruan një grusht njerëzish pas tij

Luli Basha bën po “kallëzon” bëmat e Berishës: Në qeverisjen e PD bëhej korrupsion me naftën! U pasuruan një grusht njerëzish pas tij

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisje së Sali Berishës, para vititi 2013. Gjatë një takimi me të rinj demokratë në Berat, Basha tha se për 10 vite ka denoncuar aferat e naftës në Shqipëri, por shtoi se kjo gjë nuk ka rritur kredibilitetin e qytetarëve te PD-ja, pasi siç u shpreh “ne nuk kemi folur për korrupsionin tonë me naftën”, që ka pasuruar një grusht njerëzish.

“Po vija nga rruga e Dumresë dhe kalova nga fushat naftëmbajtëse, aty ka puse shumë të vjetra të ndryshkura. U kujtova për premtimet që i janë bërë të gjithë qarkut të Beratit nga këta por edhe nga ne.

Ka disa konstante, disa të vërteta që në nuk i kemi thënë. Unë vij nga një përvojë e veçantë, përpara një viti e ca muaj unë kam dhënë dorëheqjen, dhe kur hedh një hap pas ke mundësi t’i shohësh gjërat pak më ftohtë. Sepse nganjëherë të merr vala përpara dhe harron të shohësh të rëndësishmen.

Ndërkohë që ngrinim gishtin dhe denonconim për 10 vite me radhë, me të drejtë aferat me naftën shqiptare, ne nuk flisnim për korrupsionin tonë me naftën. Para publike që duhet të vinin në Berat por nuk erdhën kurrë, u pasuruan një grusht njerëzish”, deklaroi ai. Më tej gjatë bashkëbisedimit, ai u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit nuk ishte surprizë, teksa i cilësoi zgjedhjet si një farsë të shoqëruar me dajre e të shara”.

Ai vijoi më tej duke thënë se duhet një plan realist në lidhje me të ardhmen e vendit. Madje Basha nuk la pa thumbuar edhe ish kryeministrin Berisha, teksa tha se nuk duhet t’i kushtohet më rëndësi revolucionit, pasi i ka “dalë boja”, duke iu referuar kështu fushatës së Berishë.

Ai theksoi rëndësinë e referendumit dhe votës së emigrantëve, teksa tha më tej se duhet të ketë riciklim të elitave si kryeministri dhe Presidenti.