Ilir Meta, presidenti aktual i vendit ka marrë peng reformën në drejtësi.
Tashmë u vërtetuar edhe ‘de jure’ pasi ‘de facto’ kjo dihej prej vitesh.
Kjo shpjegohet me faktin se miratimi i ligjeve të mbetura të reformës në drejtësi do të thotë dhe rrudhje të kompetencave të presidentit.
Në kuadër të reformës u hartua dhe një ligj për presidentin, pasi deri më sot nuk ka një ligj organik.
Në atë ligj përcaktohen kompetencat e kreut të shtetit dhe presidenti nuk ka më të drejta të emërojë gjyqtarë apo prokurorë, sidhe të jetë në krye të KLD.
Po ashtu plani është që brenda qershorit të ngrihen KLGJ e KLP, që do të thotë se Presidenti do humbë dhe rolin në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Të vetmet të drejta që i ngelen presidentit sa i takon drejtësisë është propozimi i një gjyqtari në Kushtetuese dhe një në Gjykatën e Lartë.
Sipas ligjeve të vjetra, në rastin e gjyqtarëve KLD vendoste emërimin ose shkarkimin dhe më pas ishte Presidenti që e miratonte.
“Mazhoranca qeverisëse brenda muajit qershor pritet të miratojë të gjitha ligjet e mbetura të reformës në drejtësi.
Në mes të 2016 u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet prioritare, ndërsa gjatë 2017 kaluan disa ligje të tjera të rëndësishme si Kodi i Procedurës Penale, ligji antimafia, për deklarimin e pasurisë, etj”, njoftuan mediat nga Tirana, referuar fjales së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Sipas tij, paketa e reformës në drejtësi ka 27 ligje dhe nga këto vetëm 15 janë miratuar. Por vendimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave ka vënë në lëvizje mazhorancën që të dërgojë në Parlament dhe 12 ligjet e mbetura.
Në progres-raport kërkohet që të mbyllet e gjithë reforma, ndërsa po ashtu dhe në takimet që janë zhvilluar ditët e fundit, zyrtarët e BE kanë kërkuar që të miratohet pjesa mbetur e ligjeve.
Për këtë arsye, javën e ardhshme mazhoranca do të nisë diskutimet në Komisionin e Ligjeve dhe se në kuadër të integrimit do të miratohen të gjitha ligjet që kërkon BE. Ruçi porositi deputetët që të marrin pjesë në komisione për të mos penguar këtë nismë.
Në rastin e prokurorëve, ishte po presidenti që vendoste për propozimet e kryeprokurorit për emërim, transferim, komandim apo shkarkim të prokurorit.
Një tjetër kompetencë që kishte Presidenti është se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese emëroheshin prej tij, me pëlqimin e Kuvendit.
Pra i gjithë sistemi i drejtësisë kalonte në duart e Presidentit. Por me ndryshimet në ligj dhe në Kushtetutë kreu i shtetit do ketë rrudhje totale të kompetencave në këtë aspekt e thënë ndryshe e gjithë kjo nënkupton zhveshjen pak nga pak të pushtetit të tij, duke e ‘përgatitur’ për dërgimin para drejtësisë.
Kjo nëse do ndodhë ndonjëherë, pasi veçse shqiptarët e panë me zë e figurë duke bërë korrupsion, mbi emrin e tij rëndojnë dhjetra krime mafioze.
Duhet përmendur këtu se hetimet dhe përgjimet të bëra nga SHISH e nga policia për zhdukjen e Enver Stafukës i dyshuar si bashkëpunëtor kryesor me Arben Frokun për vrasjen makabre të komisar Dritan Lame. Pse nuk përmendet dhe nuk hetohet se ky ishte personi kyç që dinte se kush ishte realisht urdhëruesi për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi .
Nga hetimt si dhe përgjimet e ndryshme, rezulton se urdhëruesi i gjithçkaje, është ish-kyeparlamentari shqiptar, aktualisht president Ilir Meta.
A është Mark Frroku sot viktimë e koalicionit të ‘tepsisë’ së Edi Ramës dhe Ilir Metës për dhënien e informacionit të marrë nga Stafuka për eliminimim fizik të Tom Doshit.
Kush ishin dhe ku janë sot oficerët që përgjuan politikanët dhe faktuan rolin e urdhëruesit dhe zbatuesit për eleminimin fizik të Doshit.
Ku janë oficerët e forcës speciale E.XH., H.V.,F.B., (përmendim inicialet për të mos u krijuar më shumë probleme nga ç’u ka krijuar politika), që u përndoqën dhe përndiqen politikisht, profesionalisht dhe sipas kanunit nga persona të përzier në këtë çështje.
Pse shteti nuk i merr në mbrojtje këta persona dhe të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të llumit të politikës shqiptare.
Apo ndoshta, vetë kryetari i shtetit, kryeministri, deputët, ish-kryepokurori janë kokë e këmbë në këtë aferë që kur u intereson i hapin dhe kur nuk u intereson i mbyllin duke bërë koka turku profesionistë të pafajshëm.
Të urdhëruar nga Meta për të prishur provat dhe faktet për vrasjen e Doshit, momentalisht këta njerëz, ndodhen mes dy zjarresh.
E para nga vetë Meta, i cili përpiqet t’i mbajë nën presion për fshehjen e krimit dhe dyta nga Doshi, që i ka vënë nën presionin e kanunit.
E thënë ndryshe ndodhen nën presion të dyfishtë, ku njëri iu kërkon të nxjerrin të vërtetën dhe tjetri ta fshehin atë, dhe në të dy rastet rrezikojnë jetën.
Mos vallë dikush duhet të ngrejë zërin fort për tu dhënë jetë dhe mbrojtje këtyre oficerve profesionistë e mos të perfundojnë si kolegë të tjerë të vrarë rrugëve të Shqipërisë ose si shumë të tjerë që kanë marrë arratinë nga ky vend, duke u braktisur nga vetë shteti, të cilit i kishin shërbyer me shumë zell.
Lënia e tyre në mes të katër rrugëve i ka detyruar të kërkojnë strehë e mbrojtje nëpër vende të tjera.
Por mbi të gjitha është fakt se Ilir Meta, deri dje ia hidhte drejtësisë herë duke bërë rolin e bajraktarit dhe herë duke shfrytëzuar nderet dhe sejmenët e vet në institucionet shtetërore dhe gjyqësore.
Nën trysninë dhe kërcënimin, deri edhe me vdekje, ndaj përgjegjësve te hetimit, u prishën të gjitha provat për vrasjen e Tomë Doshit.
Ironia e fatit, (këto ndodhin veç në Shqipërinë e pengmarrë nga Ilir Meta), Doshi nga viktimë u transformua në të akuzuar dhe përfundoi nën hetim dhe gjykim.
Nuk po përmendim këtu aspak, krime siç është vjedhja e thesarit të Kërrabës, apo vrasjet e njëpasnjëshme në zonën veriore (të një rangu më të ulët funksionarësh), duke filluar që nga Viktor Skeja, Aleksandër Ndoka, tentativa e vrasjes së deputetit Mëhill Fufi vrasjen makabere të oficerit të policisë Ervin Dalipaj etj.
Pyetjet që na lindin natyrshëm: Edhe për sa kohë do vazhdojë të vrasë Ilir Meta. Dhe sa kohë do vazhdojë Ilir Meta të persekutojë njerëz deri në vrasje, të shkatërrojë familje të ndershme shqiptare.
Të paktën organet e Veting-ut duhet ta nisin nga zbardhja e faktit pse Meta donte të vriste Doshin.
Nëse nuk është e vërtetë, ashtu siç pretendon presidenti Meta, atëherë pse u prishën provat për eliminimin e Doshit nën presionin e Metës.
Kush urdheroi prishjen e përgjimeve?!
Mediat kanë publikuar foto dhe përgjimet ambientale të bëra nga oficerët e forcës operacionale te Time Pizzeria në bllok, ku faktohet se Meta kërkon eliminim e Doshit.
Por edhe kësaj here, Meta jo vetëm që nuk është arrestuar, por vazhdon të kryejë rolin e presidentit të republikës./Pamflet