Ish-prokurori i krimeve të rënda, Eugen Beci tha për “Review” në Euronews Albania se Saimir Tahiri siç u fut kot në burg, ashtu dhe doli kot.
Sipas tij drejtësia e re e krijuar pikërisht në kohën e arrestimit të Tahirit duhet të kishte statistika dhe për këto statistika arrestoi një ish-ministër i Brendshëm qoftë edhe pa prova të plota.
Kurse Beci ngatërron shkatërrimin e Lazaratit, Kolumbin saliane me shpërndarjen e korbave që dolën nëpër gjithë Shqipërin si agronom kanabisi ku rendi ishte lënë në ditën ë të zezë nga Muli i Saliut që edhe sot askush nuk mund të shkatërroi plotësisht. Ndaj Beci non grata të cilit i ishte refuzuar viza amerikane sipas vetingut nuk duhet të bëjë vlersime personale, por reale. Saimir Tahiri ka qenë ministrii brëndëshëm më i mirë i këtyre dekadave.
Ja çfarë thotë prokurori i shkarkuar Beci tani i kthyer si analist në tv halet:
“Pavarësisht nga vlerësimet personale që mund të kemi për punën e tij si një person që në kohën që ai drejtoi ministrinë e Brendshme, Shqipëria gjelbëroi me kanabis, duhet të flasim që ky është shembulli tipik i një personi, për mendimin tim hyri kot në burg, doli kot nga burgu.
Pse? Duke pasur në konsideratë që një person hetohet për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, nga pikëpamja e alternativës provuese në gjykatë do të duhej të kishte vetëm një alternativë, ose të provohej trafiku i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe ky person të dënohej dhe mos të luhej me mekanizma pastaj që meqënëse nuk kemi prova për trafik të gjejmë një lugë këpuce për ta dënuar për shpërdorim detyre.
Ky personazh ose dënohej për trafik lëndësh narkotike ose dilte i pafajshëm,” – u shpreh Beci.