Pamje mahnitëse na vijnë nga Shishtaveci i Kukësit. Kuaj të egër që vrapojnë të lirë, aty ku dora e njeriut ende nuk e ka prekur natyrën e virgjër që të ofron Shtegu i Ngjyrave. Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë videot në Facebook e kuajve.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë ekstra energji nga Kukësi, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.
Kjo nuk është hera e parë, që në Shtegun e Ngjyrave në Kukës filmohen momente të veçanta si ky. Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në verilindje të vendit që po mbledh qindra të apasionuar pas natyrës.
Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës së Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Gjatë gjithë shtegut deri në Çajë të shoqërojnë lulet shumëngjyrëshe që ndodhen në këtë livadh Alpin pranë kufirit Shqipëri-Kosovë-Maqedoni.
Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira pa mat në një fushë më ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar më këto pllaja malore të mrekullueshme.