“Trimi” Ilir Metaj gënjeu, më 1992 shpëtoi nga burgu, pasi u bë spiun i SHIK-ut në PS, me nofkën “Dëllënja”
Sa për deklaratën e tij, se “ai nuk u arratis, mbasi ishte burrë” edhe pse i ofruan azil Itali e Greqia, po i kujtojmë “burrërinë” që tregoi pas “video-bllokut”, kur “i dhjerë në brekë” nga prangat, pagoi 3 milionë euro në qarqet mafioze të drejtësisë brenda e jashtë Shqipërisë, për të shpëtuar nga prangat
Kur Presidenti Ilir Metaj, u pyet në intervistën televizive në “Open”, për arratisjen e mikut të ngushtë, ekuivalentit dhe ish-homologut të tij Nikolla Gruevski, bëri një paralele të gënjeshtërt, mes frikës së Gruveskit nga burgu dhe “burrërisë” së tij para 26 viteve, për t’i thënë “burgut hapu”.
Faktikisht, Presidenti Metaj, gënjeu për këtë rast, mbasi e vërteta që ai shpëtoi nga burgu, nuk ishin “drejtësia dhe trimëria” e tij, por pranimi i një skeme bashkëpunimi me SHIK-un e Bashkim Gazidedes, si spiun brenda PS, bashkë me Dr. Monikën.
Rekrutimi dhe shërbimet në SHIK, janë “sekreti” i lidhjeve Berisha-Meta, aq sa afro 2 muaj para, Saliu e dërgoi në Tropojë, t’i pastronte, fytyrën e spërkatur me gjakun 200 djemëve të vrarë me kurthe e intriga, duke e promovuar Tropo-hajnin Sali Ram Berisha, si “hero kombëtar”
Ka qenë data 22 tetor 1992, kur parlamenti që 80% komandohej nga Sali Berisha, i hoqi imunitetin “trimit” Ilir Metaj dhe i bëri gati prangat, me akuzën e provuar, si “lolo” i përdorur nga kupola e PS, për të nxitur dhe drejtuar protestat e dhunshme në Poliçan.
Pasi policia, SHIK, ushtria dhe Garda e shtypën revoltën e PS në Poliçan, kapën “për veshi” organizatorin Ilir Metaj dhe e futën në qeli në Berat, ku për gjithë natën, (siç shprehet Izet Haxhia) e shtruan në dajak e i dhanë edhe “banane”, deri sa e bënë “djalë të urtë”.
Siç thonë kujtimet e Myslym Murrizit, në atë kohë Drejtor i Policisë Financiare në Berat, Ilir Metaj nuk është nxjerrë nga qelia, se ishte i pafajshëm, por pasi pranoi “kushtet” e Gazidezes e Agim Shehut, për të bashkëpunuar si spiun brenda PS, me garancinë e Maksim Haxhiajt, në atë kohë ish-Prokuror i Përgjiththëm.
Pas lëshimit nga qelia dhe zinxhirët e SHIK-ut, “trimi” 23-vjeçar Ilir Metaj u transportua me makinë “speciale” drejt Tiranës, dhe u urdhërua që të nesërmen, të paraqitej për “kafe”, në zyrën “civile” të Gazidedes në Hotel “Dajti”, ndryshe “i kuqi Skraparit”, do përfundonte, siç dinte “Sy-kuqi Viçidolit”.
Qysh prej asaj dite, Ilir Metaj u pagëzua edhe me emrin “Dëllënja”, duke i shpëtuar prangave, ndërkohë që Sali Berisha, u tërhoq, Maksim Haxhiaj mbylli dosjen, parlamenti i rikthye imunitetin, me sqarimin: “Veprim i nxituar, kanë dalë prova pafajësie”!
Kjo është e vërteta, që “trimi” Ilir Rexhep Metaj shpëtoi nga burgu në tetor 1992, ndërsa historitë e “kontributeve” në SHIK, i dinë më mirë Fatos Nano, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj, Spartak Braho e shumë të tjerë, që sot nuk janë në PS.
Ndërsa, sa për gënjeshtrën komike, se “ai nuk u arratis, mbasi ishte kalama trim dhe nuk trembej nga prangat”, po i kujtojmë “trimërinë” që tregoi pas “video-bllokut”, kur “i dhjerë në brekë” nga prangat, pagoi 3 milionë euro në qarqet mafioze të drejtësisë brenda e jashtë Shqipërisë, për të shpëtuar nga prangat.
Sa për efekt “mendimi”, për bashkëpunimin me SHIK, po i kujtojmë “Dëllënjës” Ilir Metaj, se kur u bë kryeministër, nuk dërgonte letrat e kërkimit ndërkombëtar për Bashkim Gazideden, si dhe ripunësoi në SHISH e në administratën qeveritare, 92 SHIK-as, besnik të Berishës, mes tyre dhe “rezidentin” e tij “Kremi” nga Këlcyra, “mikun” e Edi Palokës, që hiqej si gazetar i “RD”!/Pamfleti