osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zoti Rama dëgjoni At Antonio Belushin: Hapni shkolla shqipe në Kalabri dhe lërini vizitat familjare!

Zoti Rama dëgjoni At Antonio Belushin: Hapni shkolla shqipe në Kalabri dhe lërini vizitat familjare!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të veçantë në Kalabri, i shoqëruar nga kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emiriana Sako e Benet Beci, si dhe bashkëshortja Linda Rama me djalin Zaho, në Eparkinë tonë të Ungrës, zonë që ruan me krenari rrënjët dhe identitetin shqiptar.

Gjatë vizitës Rama u mirëprit nga Imzot Donato Oliverio, i cili në gjuhën shqipe tha se me ardhjen e tij sot është “një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse u kujton lidhjen me nënën Shqipëri.”

“Mirëse na erdhe kryeministër i Shqipërisë Edi Rama në Eparkinë tonë të Ungrës, arbëresh-bizantino në Kalabri. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na kujton lidhjen me nënën Shqipëri.

Mirëse erdhe zoti kryeministër në shtëpinë e Zotit që mbanë gjallë historinë dhe besimin e një populli unik si populli arbëresh në tokën kalabreze.

Mirëseerdhe në Emparki, që sot është institucioni i vetëm arbëresh që ka bota arbëreshe në Italinë kontinentale”– tha Imzot Donato Oliverio.

Por studiuesi i njohur arbëresh at’ Antonio Belushi ka ndarë shqetësimin se si po humbet gjuha arbërishte duke mos patur shkolla në vend.

I pyetur se a ka ndryshim të madh midis shqiptarëve dhe arbëreshëve, Belushi shprehet se janë shekujt që i kanë larguar shqiptarët e shekullit XV me shqiptarët e sotëm.

“Janë shekujt që na kanë larguar. Janë 600 vjet, e këto 600 vjet na kanë larguar. Janë 600 vjet të errëta. Se është si një bir në diasporë, i vetmuar, i cili jeton, bëhet i madh, vepron, pa atë e pa nënë.

Ashtu si thuhet se dheu i huaj që është Italia, patria jonë adobtive, është buka e thartë. Për këtë, dallimet janë.

Dallimet kulturore, dallime historike, por një na bashkon. Shekulli XV me neve sot. Dashuria për gjuhën, gjuha jonë ebukur, o gjuha e ëmbël që na nderon, që na pastron që na lartëson ballet, që na bën krenarë kudo vemi. Për këtë, shumë poetë arbëreshë i kanë kushtuar gjuhës arbëreshe, një gjë të madhe, zemrën e tyre.

Ndryshimi nga shekulli XV deri më sot, përsa i përket gjuhës, ndërgjegjes si shqiptarë, si arbëreshë, akoma është e gjallë”, tha ai.
Ndër të tjera, studiuesi ka kërkuar ndihmën e Shëipërisë, pasi shprehet se komuniteti arbëresh ndjehet i vetmuar. Ndonëse realiteti i tyre është i gjallë, sipas Belushit ata janë të vetmuar.

“Realiteti jonë është një realitet i gjallë, por edhe sot jemi më të vetmuar nga kjo pikëpamje. Falenderohemi për Diana Kastrati për veprën e saj që bën atje te Diaspora, edhe zemrën e saj që vë dhe gjithë fuqitë e saj që bashkon, për të na thënë neve të vemi përpara me ballet e larta. Sot, situata jonë arbëreshe është kritike”, tha Belushi.

“Mësimi kurrikular në shkolla nuk ekziston. Për këtë shqetësohemi se jemi me një këmbë në varr, se jemi pa shkollë akoma. Ka tradita gojore. Është kultura jonë tradicionale”, vijoi ai.
Belushi u ndal edhe në fjalën ‘arvanitas’ që grekët përdorin për arbërorët që jetojnë në Greqi. Ai u shpreh se arvanitas është një kuptim fyes dhe sipas tij ata duhet të quhen thjeshtë arbërorë.

Antonio Belushi: Fjala ‘arvanite’ ka një kuptim ‘të poshtër’, një kuptim ofensiv. E përdorin grekët me një kuptim të keq kundër vëllezërve shqiptarë.

Alban Dudushi: Ata arbërorë që janë në Greqi, që janë si arbëreshët në Itali, si e quajnë veten?

Antonio Belushi: Korrekt është arbërorë