osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokuroria në Hagë kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin, ja detajet

Prokuroria në Hagë kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin, ja detajet

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar ditën e djeshme vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin. Kërkesa u dorëzua para Gjykatës Speciale.

Sipas ZPS-së që nga vendimi më i fundit i këtij Paneli më 17 prill 2023, nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethanat që meritojnë devijimin nga ai vendim duke shtuar se ecuria e vazhdueshme e gjykimit dhe zhvillime të tjera të rëndësishme do të vazhdojnë t’i japin Thaçit dhe Veselit akses të mëtejshëm në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe çështjen kundër tyre e që kjo sipas tyre shfaq domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit.

Sipas tyre, ekziston dyshimi se Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Po ashtu thuhet se tri arsyet që justifikojnë ndalimin janë: 1) rreziku i arratisjes; 2) pengim i mundshëm; dhe 3) rreziku i krimeve shtesë, e që këto sipas ZPS-së janë mundësi reale.

Në parashtresë thuhet se fillimi i gjykimit e çon rrezikun e arratisjes në një nivel edhe më të lartë, pasi Thaçi dhe Veseli tashmë po shohin që provat kundër tyre po hyjnë vazhdimisht në rekord.

Po ashtu thuhet se kombinimi i vazhdimit të marrjes së një njohurie më të plotë për rastin kundër tyre, duke parë faktin se provat fajësuese hyjnë në procesverbal dhe duke u vënë në dijeni përmes rastit Mustafa për mundësinë reale të një dënimi të gjatë, e ngre rrezikun sipas ZPS-së të Thaçit dhe Veselit për t’u larguar.

ZPS pohon se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të paraqesin rrezik për pengim të procedurës. Sipas tyre, ky Panel paraprakisht ka konstatuar rrezikun se Thaçi dhe Veseli mund të pengojnë mbarëvajtjen e procedurës në DhSK dhe se Zyra e Prokurorit të Specializuar mendon se një rrezik i tillë vazhdon të ekzistojë.