osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mushja e administratës me “ronxhobonxh” habit Ramën: Sekretarja e Përgjithshme e MSH kapet në flagrancë duke marrë lekë, si mund të ndodhë kjo?

Mushja e administratës me “ronxhobonxh” habit Ramën: Sekretarja e Përgjithshme e MSH kapet në flagrancë duke marrë lekë, si mund të ndodhë kjo?

Gjatë turit të falenderimeve në Tiranë, kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpeh se para pak orësh ka dëgjuar për një situatë që thotë se e ka vënë në siklet.

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë”, tha Rama, teksa shtroi pyetjen se “si mund të ndodhë kjo?”

Kryeministri Rama thotë se për drejtësinë e barabartë për të gjithë nuk ka kthim mbrapa dhe as kompromis me askënd.

Edi Rama: Para pak orësh, dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë Lekë, si mund të ndodhë kjo?

Natyrisht që ana e pëlqyeshme e kësaj është një kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti, uroj të ketë sa më shumë të tilla dhe nuk mund të uroj që sa më shumë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është diçka e rëndë dhe mungesa e sensit të patriotizmit, të detyrës, të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli, është realisht e tmerrshme.

Këtu ne e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës, e kemi hapur vetë sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësuinë e qeverisjes së vendit duke mbajtur këmbën tek kapaku i asaj kutie duke vazhduar avazin ku të fuqishmit e këtij vendi kurrë nuk janë thirrur nga drejtësia. 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të bëja të njëjtën gjë sepse kjo është arsye pse unë bëj këtë punë që bëj.

Ne e kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër, në këtë rrugë nuk ka kthim mbrapa dhe nuk ka kompromis me askënd. Unë e kam ditur që kjo nuk është një rrugë që do të mbarojë shpejt.

Kjo është rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Kjo është një rrugë me situata të vështira, njerëz që kanë marrë gjithçka.

Ne duhet që paralelisht, të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që bëjmë, këtu janë gjërat e ndara, por duhet të jemi shumë të angazhuar që këtë gjë ta themi me njëri-tjetrin dhe ata njerëz që marrin një detyrë ta dinë se çfarë po marrin. Ata që kanë një detyrë të mos kërkojnë përtej detyrës gjithçka, nuk kam parasysh penalet, por ato personalet, të panumërta.