osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha ende s’ka dëshmuar në prokurori për aferën e CEZ-DIA ku u zhdukën rreth 500 milionë euro. Pasi thirri Shkelzenin e Rulin, pse ndërroi mendje Akuza?!

Berisha ende s’ka dëshmuar në prokurori për aferën e CEZ-DIA ku u zhdukën rreth 500 milionë euro. Pasi thirri Shkelzenin e Rulin, pse ndërroi mendje Akuza?!

Dosja e zbardhjes së aferës së CEZ dhe DIA është gati, pasi organet ligjzbatuese amerikane i kanë sjellë thuajse të gjitha provat.

 

Ndërkohë që Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë që paratë e vjedhura përmes kësaj afere, dhe nuk janë pak por afër 500 milionë euro, të kthehen në arkën e shtetit, vihet re një hezitim nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për të çuar më tej këtë hetim.

 

Argumentimi i sjellë nga organi i akuzës për mosdërgimin në gjykatë të dosjes së aferës së CEZ dhe DIA se nuk kanë gjetur ende Nuel Kalajn, sekserin e familjes Berisha që ka marrë me një dorë 7 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë por dhe personave të tjerë të implikuar në këtë aferë, është i mangët.

 

Themi se është argument i mangët sepse Nuel Kalajn, sekserin personal të Shkelzen Berishës, djalit të kryeministrit mund ta gjejnë menjëherë nëse emri i tij hidhet në kërkim ndërkombëtar për ta sjellë qoftë dhe me forcë.

 

Por nuk e ka kërkuar askush me kaq ngulm që të vijë të dëshmojë për rolin që ka luajtur si sekser për familjen Berisha dhe ku i ka çuar 7 milionë eurot që mori në bankë për këtë punë.

 

Por dhe në rast se nuk mund të gjendet, të gjtiha faturat, komunikimet shkresore dhe deponimet e drejtuesve çekë të CEZ janë të regjistruara në dosjen e hetimit të privatizimit të OSSH nga CEZ dhe atë të hetimit të kompanisë që mblidhte borxhet e këqia të CEZ, para që shkonin në xhepat e Ilir Metës këto të fundit.

 

Për më tepër që Shkelzen Berishën prokuroria shqiptare e ka pyetur njëherë dhe në dosje ka dhe raportin e Komisionit të Posaçëm parlamentar për hetimin e aferës së CEZ të kryesuar nga Taulant Balla.

 

Dhe në këtë linjë argumentimi, tek personat e tjera që prokuroria saktëson se nuk kanë dëshmuar ende, kush e ka mbajtur dhe penguar organin e akuzës që të marrë Sali Berishën dhe ta pyesë për këtë aferë ku shteti shqiptar nën qeverisjen e tij humbi afër 500 milionë euro.

 

Sali Berisha nuk ka lëvizur nga Shqipëria, është përditë në zyrën e tij, në shtëpinë e tij dhe në vilën e tij në Lalëz, dhe nëse nuk do t’i përgjigjej me të butë thirrjes së prokurorisë për të shkuar e dëshmuar për aferën e CEZ, mund të kishte organi i akuzës tërë të drejtën e zotit për ta thirrur Berishën dhe me forcë.

 

Kush më shumë se Sali Berisha ish kryeministri i vendit, njeriu që privatizoi OSSH në favor të CEZ por dhe që përzuri CEZ-in në fund të herës pasi i kishte vënë prapa DIA-në për borxhet, di për këto afera.

 

Të cilat i ka bërë vetë me dorën e tij, me njerëzit e tij, me djalin e tij. Kuptohet në bashkëpunim dhe me Ilir Metën që ka marrë pjesën e tij si ortak në bashkëqeverisje.

 

Pra Prokuroria pse nuk e ka thirrur asnjëherë Berishën për të dëshmuar për këtë vjedhje monstruoze prej 500 milionë eurosh, apo e quan vjedhje të vogël organi i akuzës.

 

Nuk besojmë se Prokuroria ka frikë nga Berisha që ta thërrasë thjeshtë për të dëshmuar.

Le të mos e marrë nën hetim, vetëm ta pyesë dhe të çojë dosjen në gjykatë. T’ia lërë gjykatës këtë punë, dënimin ose jo të tij.

 

Nuk besojme se Prokuroria të ketë presion dhe nga kryeminisatri Rama që të mos e hetojë Berishën, aq më tepër që partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë asistuar dhe kanë financuar reformën në drejtësi kërkojmë me çdo kusht ti jepet fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

 

Duke mos falur as kryeministrin, as ish kryeministrin, as ministrat dhe ish ministrat dhe askënd që ka firmosur në emër të shtetit shqiptar.

 

Prokuroria shqiptare ose duhet të pyesë Berishën për aferën e CEZ-DIA ose të tregojë arësyet se përse nuk zbaton ligjin, dhe nuk është në lartësinë e detyrës së drejtësisë së re.

 

Pasi vetëm pak muaj më parë ka qënë Prokuroria ajo që hapi lajmin në media se do të therriste dhe ish kryeministrin Berisha për të dëshmuar për aferën e CEZ.

 

Deklaratë që erdhi pas thirrjes për të dëshmuar të ish ministrit të METE Genc Ruli dhe djalit të ish kryeministrit, Shkelzen Berisha. Radha është e Saliut tashmë, pse neglizhohet./Pamfleti