Mejreme Hajdaraj, bukuroshja e Kosovës është shpallur fituese edhe e çmimit ‘Miss Globe Kosovo 2022’ dhe ‘Mis Grande Kosovo 2021’.
Bukuria e saj ka tërhequr vëmendjen e jurisë, duke i dhënë shqiptares kurorën e më të bukurës e duke na bërë të gjithëve krenarë.
“Unë jam Mejreme Hajdaraj. Jam 22 vjeçe, modele profesioniste që nga viti 2016. E dua botën e artit në përgjithësi. Kam qenë pjesë e shumë konkurseve të bukurisë për të fituar, por edhe për të ditur më shumë për kulturën e të tjerëve, për të mësuar më shumë rreth modelingut dhe gjithashtu për të treguar më shumë për veten time”, ka thënë bukuroshja nga Kosova në biografinë e dorëzuar në faqen zyrtare të konkursit Miss Elite World ku edhe u shpall fituese.