Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm në qeverinë e Malit të Zi Ilir Harasani i ka dhënë fund beqarisë para dy ditësh.
Në videot e shpërndara në rrjet, vërehet se pjesë e repertorit të dasmës nuk kanë qenë vetëm këngët malazeze, por edhe këngë e valle shqiptare, duke qenë se dasma ka qenë multietnike.
Në ceremoninë martesore ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Dritan Abazoviç, i cili është parë të kërcejë e këndojë këngët shqip, ndërkohë që atmosfera ka qenë gjatë të gjithë kohës e ndezur.
Pjesë e festës kanë qenë ministra të kabinetit qeveritar malezezë dhe shqiptarë.
Ndërkohë që këngëtari i zgjedhur nga çifti ka qenë Eduard Jubani.