Zbardhet vendimi i Gjykatës së Elbasanit për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga qelia.
Sipas vendimit të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Aldo Kozarja, Gjykata i ka lejuar gjithashtu ish-ministrit që gjatë arrestit të shtëpisë të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.
Po kështu Gjykata e Elbasanit urdhëron lirimin e menjëhershëm të të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje.
1. Pranimin e kërkesës.
I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,
VENDOSI
Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1 (një) vit, 8 (tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, ta vuajë me “Qëndrim në shtëpi”, në adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.
4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.
5. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.