Al Pacino, 83 vjeç zbuloi këtë javë se ishte në pritje të një fëmije me të dashurën Noor Alfallah, 29 vjeç.
Por aktori para se të bënte publik lajmin i ka kërkuar një test ADN-je para lindjes të dashurës së tij pasi kishte dyshime për atësinë.
Ai fillimisht nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të problemeve mjekësore që mund ta pengonin për t’u bërë baba në moshën 83-vjeçare. Thuhet gjithashtu se Pacino mësoi për shtatzëninë vetëm kur Noor kishte gjashtë muajshe dhe ishte ‘tronditur’ nga lajmi.
Por Noor ra dakord për testin e ADN-së, i cili konfirmoi se Pacino ishte me të vërtetë babai.
Në media kanë qarkulluar lajme se Pacino ishte ‘mashtruar’ nga modelja Noor pasi ajo e dinte që ai nuk donte të kishte më fëmijë prandaj nuk i tha Pacinos për shtatzëninë për 11 javët e para.
Noor thuhet se është afruar më shumë me Pacinon pasi u bë shoqe me vajzën e tij Olivia, 22 vjeç, nëna e së cilës është aktorja Beverly D’Angelo.