“Foltorja” e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, duket se ka marrë tatëpjetën dhe po shkon drejt shkrirjes. Gazeta ka mësuar se shumë militantë dhe anëtarë demokratë, kanë ikur nga Berisha, pas disfatës që “Rithemelimi” korri në zgjedhjet lokale të 14 majit dhe zërave se ai nuk ka të ardhme.
Ndërkohë mësohet se këtë skemë duket se po e aplikojnë edhe deputetë që deri më dje i janë nënshtruar atij, për arsye të ndryshmet, duke filluar nga frika e kërcënimeve me dosje, tek joshjet që u kishte bërë kryefoltoristi, nëse do fitonte më 14 maj. Sot që flasim Berisha nuk kontrollon shumicën e grupit parlamentar të PD, pasi ka pas vetës vetëm 5 deri në 8 deputet, nga 59 të tillë që janë së bashku me aleatët.
Shumica e deputetëve janë pozicionuar krah kreut të grupit të Partisë Demorkatike, ndërsa edhe të lëkundur. Por situata aktuale ka bërë që “Foltorja ”, fraksion ky ilegal dhe antiamerikan, të përfshihet nga “hemorragjia”, ku thuhet se Berishës i ka mbetur vetëm një deputet besnik, që ka dhënë besën se nuk e tradhton, sikundër është Flamur Noka.
Gjithë ligjvënësit që deri më dje ishin nën urdhrat e ish-kryeministrit “non grata” kanë nisur të shkojnë drejt PD zyrtare. Mësohet se ky eksod ka ardhur për shkak të presionit të partnerëve ndërkombëtarëve, pasi deputetëve demokrat u është kërkuar të braktisin Sali Berisha.
Burimet flasin se deputetët të ndodhur përpara këtij presioni të madh dhe të ndodhur gjithashtu përballë dy zjarreve, zjarrit të Berishës dhe atij të kancelarive të huaja, që e kanë shpallur “non grata” kryefoltoristin, kanë zgjedhur ta braktisin atë. Me Berishën nuk kanë të ardhme, as për të qenë drejtor apo pjesë e administratës, se deputet jo e jo, kështu që deputetët “besnikë” të tij, kanë nisur largimin nga “Rithemelimi”.
Pra sot që flasim një deputet që i ka mbetur Berishës është Flamur Noka, pasi gjithë të tjerët ose kanë ikur, ose pritet të largohen në ditët në vijim. Thënë troç, kushdo që është pozicionuar krah Berishës, po e braktisë atë, pasi krah tij, jovetëm që nuk ka të ardhme, por mund t’i hapen telashe politike dhe juridike.
Meta “tradhton” Berishën
Por tradhtitë dhe “hemorragjia” nuk ndale këtu, pasi pas disa deputetëve që deri më dje militonin brenda “Foltores”, edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur të distancohet gradualisht nga Berisha, pikërisht në ditët e tij më të zeza politike.
Ndonëse sulmet e tij politike i ka përqendruar vetëm mbi Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, Sali Berisha është braktisur në heshtje nga Ilir Meta, aleati i tij kryesor në luftën kundër këtij binomi. Sinjalet e para Ilir Meta që akuzohet se ka qenë spiuni i ish-Sigurimit të Shtetit me iniciale I.M, i ka dhënë këto ditë, duke lënë në mes të katër rrugëve Berishës, pasi ja arrit qëllimit, duke marrë gjithë anëtarët e Këshillave Bashkiakë për PL-në. Pra,
Berisha doli më i humburi në zgjedhjet e 14 majit, pasi Meta i rrëmbeu gjithë anëtarët bashkiakë, kështu që tani ish-kryeministri “non grata”, duke qenë se nuk i hyn më në punë se është pa parti, ai vendosi ta tradhtojë, duke nisur kështu përgatitjet për të marrë frenat e kreut të opozitës, gjithmonë, nëse do ta lërë lidershipi i Partisë Demorkatike zyrtare.
Megjithatë, distancimi i Metës nga Berisha, për llogari dhe interesat e tij politike, reflektohet në ndryshimin e qëndrimeve të kreut të Partisë së Lirisë në raport me goditjes që po merr Sali Berisha, fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe me shpalljen “non grata”, e më pas nga kryeministri Edi Rama dhe “biri i tij politik” Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga partia, duke hyrë në historinë e Shqipërisë si i vetmi politikan që trondit kultin e ish-kryeministrit.
Ja sa këshllitarë fitoi koalicioni Meta-Berisha më 14 Maj 23
Ndërkohë për të treguar se më i fituar nga zgjedhjet e 14 majit, doli kreu i PL, Ilir Meta, sinjalet janë dhënë dje, teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ndarjet për këshillat Bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Socialiste është renditur e para duke marrë 758 mandate.
Ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori disfatën e dytë të humbjes në zgjedhjet vendore duke marrë vetëm 292 mandate, ku 80% i ka marrë Partia e Lirisë. Për këshillat bashkiakë ishin në lojë 1613 mandate në të 61 bashkitë e vendit. Peshën kryesore të mandatave e mbajnë bashkitë kryesore në vend si, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë.
Ashtu siç pritej pas rezultatit të kryetareve te Bashkisë në rang vendi, PS ka fituar bindshëm edhe në Këshilla Bashkiakë. PS-ja fitoi numrin më të madh të kryetarëve të bashkive në rang vendi me 53 + 1 në koalicion me subjektin politik MEGA dhe renditet forcë e parë edhe për Këshillat bashkiake. /Rigels Seliman