osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Apeli aktiv në poshtërsi drejtësinë, ‘urdhëroi’ hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve! Gjikondi zbardh skenarin e Metës: Ja çfarë po tenton të bëjë

Apeli aktiv në poshtërsi drejtësinë, ‘urdhëroi’ hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve! Gjikondi zbardh skenarin e Metës: Ja çfarë po tenton të bëjë

Gjykata e Apelit urdhëroi Prokurorinë të nisë hetime ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni nga ish presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit pretendon se anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë falsifikuar dokumentet ku thuhej se Ilir Metaj kishte qenë pjesë e ish-sigurimit.

Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, tha se ky vendim ka për qëllim që të intimidojë strukturat që merren me hetimin e personazheve që kanë qenë pjesë e ish sigurimit të shtetit. Gjikondi e lidhi vendimin e sotëm me persona të afërt me Ilir Metën.

“Ky vendim kërkon të intimidojë strukturat që merren me hetimin dhe zbulimin e personazheve që në të shkuarën kanë qenë mëkatarë, fajtorë dhe pjesë e përçarjes dhe vëllavrasjes që ka ndodhur çka ndalohen me ligj të jenë pjesë e politikës aktive tani.

Gjithmonë politika shqiptare është kujdesur që të tregojë me gisht të tjerët por gjithmonë gjynahet dhe inkriminimet e saj t’i fshehë. Kjo kujdesje përfshin për ta bllokuar të gjithë sistemin e drejtësisë ku në çdo lloj strukture dhe hallke kanë të afërmit dhe zgjatuesit e tyre.

Komisioni Bezhani, të cilin Meta e tund si certifikatë pastërtie, familjarë të ngushtë të zotit Bezhani, kanë qenë gjithmonë krah të djathtë të Metës në politikën e tij. Edhe në vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Apelit, kupton se lëviz në shtratin e lidhjeve farefisnore të partisë së Ilir Metës”, tha Gjikondi.

Më tej, Gjikondi tha se ish presidenti kërkon që të intimidojë Gentiana Sulën me kallëzimin e bërë ndaj saj. Megjithatë, analistja tha se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk mund ta ndalojë institucionin për t’i shkuar çështjes deri në fund.

“Këtë kallëzim që ka bërë për zonjën Genta Sula dhe dy ndihmësit e saj, e ka bërë për ti intimiduar si falsifikator, shpifës për t’i kompleksuar që të mos vazhdojnë më për të gjetur prova indirekte për të vërtetuar se ky personazh që në vitet ’90 nuk e ka merituar të jetë e politikës pasi ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit në mënyrë aktive.

T’i mund ta zhdukësh dosjen tënde por aktiviteti si ish sigurims reflektohet në shumë dosje të të tjerëve. Edhe emaili anonim i dërguar pranë këtij institucioni ka dhënë indicie të sakta që janë verifikuar dhe kanë dalë si të mirëqena.”, tha Gjikondi.