Mund të ishte nata e një triumfi historik, por për Romën ajo u kthye në atë të zhgënjimeve më të zjarrta. Skuadra verdhekuqe u dorëzua ndaj Sevilla në finalen e “Europa League” dhe e bëri këtë vetëm me penallti, pas një beteje shumë të gjatë.
Më shumë se 120 minuta lojë përfunduan me barazimin 1-1, ndaj u desh goditja e penalltive për të shpallur fituesit. Më të saktë nga pika e bardhë u treguan spanjollët e Sevilla, që e morën trofeun në shtëpi.
Një sfidë, ajo e zhvilluar në Budapest, e cila la pas një listë të gjatë keqardhjesh dhe polemikash. Mbi të gjitha, këto të fundit u nxitën nga disa vendime të arbitrit Anthony Taylor, të cilat dukeshin të paktën të dyshimta për të gjithë ambientin verdhekuq dhe më gjerë.
José Mourinho, duke folur për mikrofonat e ‘Sky’ menjëherë pas bilbilit të trefishtë të fundit, ka komentuar shumë ashpër punën e kryesorit anglez të ndeshjes: “Arbitri dukej sikur ishte spanjoll. E shihni se deri ku vjen padrejtësia e kësaj gjëje? Lamela duhej të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe më pas ai ishte ekzekutuesi i penalltisë”.
Fjalë të ashpra, por asgjë në krahasim me atë që ndodhi disa minuta më vonë në parkingun e brendshëm të “Puskas Arena”. Në fakt, “Special One” tregoi gjithë inatin e tij duke bërtitur kundër Taylor dhe ekipit të arbitrave, që u kapën nga kamerat e ‘Sportitalia’.
Roma and Jose Mourinho furious after handball appeal turned down in Europa League final loss | Daily Mail Online
“Ti je një turp! Edhe Rossetti mundi të thoshte se nuk ishte penallti, por ju nuk ishit (duke iu referuar penalltisë së dhënë Sevilla për një faull inekzistent të Ibanez ndaj Ocampos, pastaj e anuluar nga VAR). F**k off!”
Më pas, Mourinho vazhdoi të shante edhe në gjuhë të tjera (një ‘putana’ u dëgjua qartë) dhe, sipas raportimeve nga ‘El Larguero’ e Cadena SER, ai madje shqiptoi frazën “F**k UEFA! F**k UEFA!”.
Në fazat fillestare të videos, shohim edhe presidentin e komisionit të arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, duke tentuar ta qetësojë pa sukses trajnerin e Romës. Vetë Mourinho, pasi iu afrua automjetit në të cilin hipën arbitrat, më pas u largua, duke u nisur drejt autobusit të Romës.
href=”https://twitter.com/tvdellosport/status/1664055749658435585?”>https://twitter.com/tvdellosport/status/1664055749658435585?