osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“BE jep 138 euro për qytetar në Ballkan, 4570 euro për një europian”! Rama në Bratislavë: Diçka duhet të ndryshojë nëse s’doni të kthehemi pas sërish

“BE jep 138 euro për qytetar në Ballkan, 4570 euro për një europian”! Rama në Bratislavë: Diçka duhet të ndryshojë nëse s’doni të kthehemi pas sërish

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë, ku ka folur sot për shpërndarjen e fondeve nga BE në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Open Roads: Balkans Back in Business” në kuadër të Forumit të Sigurisë që po zhvillohet në Sllovaki.

I pyetur se nëse mendon se është një mënyrë e mirë për të ecur ajo që ka deklaruar Von Der Leyen se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë disa përfitime përpara zgjerimit, Rama tha se bie dakord me atë që deklaron Presidentja e Komisionit Europian.

Ai tha se BE jep 138 euro për qytetar në Ballkanin Perëndimor dhe 4570 euro për një europian.

Rama paralajmëroi se “na duhet të marrim diçka më shumë dhe diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore në marrëdhënien mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në qoftë se nuk duam të shohin Ballkanin Perëndimor të kthehet pas sërish”.

“Ndihemi të privilegjuar që të kemi hapësirën tonë në këtë konferencë të sigurisë globale. Më lini t’ju përmend disa të dhëna për të ndihmuar diskutimin dhe për të dhënë një përgjigje siç duhet. Më lini ta nis me atë çfarë ndodhi në Europë dhe brenda shteteve të BE-së në përgjigje të krizës së madhe që goditi Europën, por që na goditi edhe ne.

Kjo shpjegon atë hendek të jashtëzakonshëm midis shteteve anëtare të BE-së dhe midis nesh, shteteve të Ballkanit Perëndimor. Midis 2020-2021 përmes dy paketave shumë të mëdha që ishte instrumenti për rimëkëmbjen dhe rezistencën e BE-së, BE dha 47.5 mld plus 672 mld për shtetet anëtare.

Ndërkohë që për ne u dha 1 mld për të gjashtë ne, mes të cilave 500 mln në grante dhe 500 mln në hua. 500 mln që ishin në grant, mbështetja e drejtpërdrejt për problemin tonë të përbashkët të energjisë, nga të cilat Shqipëria mori 85 mln euro ishin rishpërndarje e fondeve të IPA-s, praktikisht ajo çfarë duhet të merrnim nga fondet IPA për projekte të caktuara, u riorientuam në këtë kontribut të drejtpërdrejt në buxhetin tonë prej 85 mln. Nuk po them që nuk ishte diçka e mirë, por ishte një rishpërndarje.

Pika e dytë që dua të them është se dhënia e granteve nga BE për shtetet anëtare në Evropën Juglindore do të jetë 11 fish më e madhe krahasuar me BP.

Pika e tretë që dua të përmend është se fondet e IPA-s ajo çfarë marrim janë 90% ndihmë teknike dhe 10% investime. Fondet e synuara të kohezionit janë 92% dhe 0.3 % ndihmë teknike.

Pika e fundit që dua të përmend në shifra është se fondet e dhëna nga buxheti i BE-së midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor krahasuar me shtetet anëtare e BE-së, janë 138 euro për qytetar në Ballkanin Perëndimor dhe 4570 euro për qytetarët e BE.

Kjo është situata ku gjendemi dhe kjo është arsyeja përse ne mendojmë që ky është një problem jetë a vdekje për ne dhe prandaj biem dakord me atë çfarë tha Ursula.

Natyrisht që procesi i negociatave të anëtarësimit do të kërkojë kohë dhe nuk duhet nxituar, duhet të jetë një proces sistematik dhe i konsoliduar, por na duhet të marrim diçka më shumë dhe diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore në marrëdhënien mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në qoftë se nuk duam të shohin Ballkanin Perëndimor të kthehet pas sërish”, deklaroi kryeministri Rama.