Humb jeten nje turist në kanionin e Langaricës në Përmet.
Burime nga vendngjarja konfirmojnë se, shtetasi i huaj emri i të cilit ende nuk dihet, ishte turist që kish shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë.
Burime nga vendngjarja konfirmojne se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbytjes në rrjedhën e Langaricës nga rreshjet e dëndura të shiut.
Në vendin e quajtur ‘Mulliri i Bënjes’ policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë të cilin e ka transportuar në spitalin e qytetit.
Policia po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në shtratin e lumit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.