osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Eli Fara, Monika Lubonja dhe disa tjera nuk u martuan… për të ruajtur nderin e ish-burrave të tyre!

Eli Fara, Monika Lubonja dhe disa tjera nuk u martuan… për të ruajtur nderin e ish-burrave të tyre!

Për çdo çift të dashuruar premtimet ‘përgjithmonë’ bëhen me sigurinë dhe dëshirën e madhe që me të vërtetë ashtu do të ndodhë,,Por shpesh jeta ka të papritura, kur një femër e gjen veten e vetme, me një, apo disa fëmijë për të cilët shpesh nënës i duhet të bëjë edhe rolin e babait.

Ashtu ka ndodhur edhe për disa prej të famshmëve shqiptare, të cilat ndonëse kanë patur një karrierë të suksesshme ata ja kushtuan jetën fëmijëve të tyre, e pas ‘zhgënjimit’ nga marrëdhënia me babain e fëmijëve, ato zgjodhën…të mos martohen më kurrë…

Monika Lubonja

Ishte vetëm 23 vjeç kur u bë nënë për herë të parë. Aktorja simpatike vetëm pas pak vitesh martesë me babain e vazjës së saj u divorcua, e që prej atëherë, ndonëse kanë kaluar shumë vite, ajo nuk lidhi kurorë me askënd tjetër. Sot në të 50-tat e saj, Monika Lubonja duket se ja kushtuar jetën e saj, vajzës tashmë 23-vjeçare, e sigurisht karrierës.

Megjithatë asnjëherë nuk është vonë; askush nuk mund të na sigurojë se për bukuroshen e teatrit dhe kinematografisë nuk do të vijë dikush që ta çojë atë drejt altarit!

Eli Fara

U divorcua kur vajza Marina ishte fare e vogël, e që atëherë këngëtarja nuk ka folur asnjëherë për babain e fëmijëve, ato zgjodhën…të mos martohen më kurrë…

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada, që kur Eli mbante statusin e martuar, ajo ka zgjedhur që të paktën zyrtarisht të mbesë beqare. Duket se për Elin, vajza Marina dhe karriera e kanë plotësuar jetën e saj.

Rita Lati

Ajo mban ende sot mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, me të cilin u nda shumë vitë më parë, kur vajza Roza ishte ende një fëmijë.

Që prej atëherë, duket se fokusi I aktores së humorit do të ishte vajza e saj e vetme dhe karriera. Duke qenë se ish-bashkëshorti I Ritës është ndarë nga jeta, asaj I është dashur që për Rozën të bëjë edhe figurën e babait.

Albëria Hadërgjonaj

U martua në një moshë fare të re, kur ishte vetëm 16 vjeç kohë kjo kur solli në jetë vajzën e saj të parë Agnesën e mandej dy vite më vonë u bë sërish nënë e një tjetër vajze, Anxhelinës. Por martesa e këngëtares Albërie Hadërgjonaj do të merrte fund disa vite më parë e siç edhe vetë Albëria ka rrëfyer; shkaku ka qenë tradhëtia nga ana e ish-bashkëshortit.

Sot ajo jeton në Amerikë, ndërsa ne nuk e dimë nëse është dikush në zemrën e Hadërgjonaj, ama për publikun ajo është nëna e dy vajzave bukuroshe dhe një këngëtare e zonja. Do ketë një tjetër martesë për Albërien?! Nuk e dimë; nëse ajo e dëshiron jemi të sigurt që kandidatët nuk do të mungonin.

Juli Xhokaxhi

Ajo na njeh me të rejat më të fundit nga vendi e bota në studion e lajmeve të ABC news ama për jetën e saj private deri para një viti publiku pothujase nuk dinte asgjë. E ftuar në programin “Rudina”, gazetarja Juli Xhokaxhi na njohu me një anë tjetër të jetës së saj private.

Ajo është një mami beqare e Orenit tashmë 20-vjeçar. Juli është e divorcuar ndërsa edhe për të fokusimi ka qenë rritja e djalit dhe karriera si spikere dhe gazetare.

Ermiona Lekbello

Ish-miss-i është mami i një vajze 20 vjeçare. Ermiona është ndarë nga babai i vajzës i saj që kur Elisa Julia ishte një bebe, e siç edhe është shpehur nëpër intervista, që atëherë ajo i ka shkëputur krejtësisht marrëdhëniet me ish-partnerin e saj.