osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edi Rama tregon historinë e panjohur: “Mami kishte ardhur me fund të shkurtër nga Polonia dhe daja ia futi me shpullë”!

Edi Rama tregon historinë e panjohur: “Mami kishte ardhur me fund të shkurtër nga Polonia dhe daja ia futi me shpullë”!

Teksa po flitej për patriarkalizmin e viteve të shkuara, Edi Rama rrëfeu historinë e nënës së tij sesi theu tabutë e atyre kohëve pasi u kthye nga Polonia ku kreu studimet.

“E di çfarë më ka kujtuar kjo se dua ta ndaja me ty këtë. Më ka kujtuar historinë e gjyshit dhe nënës time. Gjyshi im ishte një personazh shumë i veçantë, por kjo është për një herë tjetër, por ajo që është shumë e çuditshme, duke pasur parasysh kontekstin e kohës ata ishin në Vlorë në Shqipërinë e viteve ’30 dhe ki parasysh mjedisi patjetër, patriarkal e të gjitha.

Vajzat shumë shumë larg mundësisë për të qenë të pranuara si djemtë dhe gjyshi im donte patjetër të kishte një vajzë dhe bëri 8 djem përpara sesa të arrinte të bënte vajzën.

E shkreta gjyshja ime kaloi dhe një pjesë të rëndësishme të jetës të saj në rini, duke qenë shtatzëne dhe se në atë kohë nuk kishte nga këto ekot që shikojnë çfarë është dhe gjithmonë ajo “çfarë është”, ishte diçka që zbulohej kur nxirrte kokën tjetri apo jo?

Ishte vetëm: shty, shty, shty. Do dali, do dali, do dali dhe ai rrinte në dhomën tjetër dhe kur dëgjonte që “doli djalë”, i thoshte gjyshes: s’ke bërë asgjë. Bëhu gati përsëri”.

Dhe kur ime më lindi, ai la punën. La punën. Domethënë kishte një agjenci të tijën në portin e Durrësit në doganë dhe ia la dajës së madh, i cili ishte vetëm 15 vjeç të vazhdonte të mbante zyrën hapur dhe të bënte njëkohësisht shkollën tregtare, ndërkohë ky bënte thjeshtë këshilltarin për dajën dhe ndërkohë merrej me rritjen e vajzës së vet.

Dhe për ta mbyllur se është histori e gjatë, por për ta mbyllur ime më shkon me studime në Poloni, ku kuptohet gjërat ishin shumë më ndryshe dhe kthehet me pushime në Vlorë me një fund të shkurtër. Kur zbret në stacionin e autobusëve e priste një nga dajat, i cili direkt, direkt ia jep në shpullë. Ajo vjen dhe kuptohet që e priste i ati, i cili e sheh që ajo ishte e shqetësuar, por pa i thënë ajo asgjë. Ai e thërret dajën dhe i thotë:

Zhduku nga shtëpia dhe ti nuk do rrish këtu deri kur kjo të jetë këtu. Shko ku të duash! Dhe asaj i thotë: Ti shko vish kostumin e banjës siç e ke atje në Poloni dhe ne do të shkojmë të dy në plazh’’. Ishte vajza e parë, që në moshën e rritur shkonte në plazh dhe bënte plazh me kostumin provokativ për jetën këtu, – natyrisht ishte kostum më konservator sesa të gjithë kostumet që janë sot nëpër plazhet e Shqipërisë – bashkë me gjyshin”-rrëfeu Rama.