Kampionati shqiptar zhvilloi sot javën e fundit, teksa u dhanë edhe verdiktet përfundimtare.
3 vendet e para si Partizani, Tirana dhe Egnatia kishin siguruar pjesëmarrjen në Europë. Vendi i katërt që do t’i bashkohet këtyre skuadrave në rrugën Europiane është Vllaznia.
Sipas rregullave, të kuqtë e shohin veten në para-kualifikueset e Champions League, ndërsa në Conference League do luajnë bardheblutë, rrogozhinasit dhe shkodranët.
Nga Kategoria bien Kastrioti dhe Bylis, ndërsa në Play Out është Erzeni, skuadër kjo që për të qëndruar mes më të mirëve duhet të mundë Korabin.
Përfundon sezoni i makthit për Kukësin. verilindorët shmangin kështu më të keqen duke u renditur në vendin e shtatë.