Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk ndalen në shkatërrimin e gjithë turizmit në Shqipëri përmes kompanive të tyre të guroreve dhe inerteve.
Radhën e ka pasur lumi Osum, më i veçanti në tërë lumenjtë shqiptarë dhe i famshëm për kanionet e tij marramendëse që thithin çdo vit turistë.
Por përmbindëshat Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë të ngopur as kanë për të pasur ndonjëherë të ngopur duke vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe duke rrënuan vendin, kanë filluar dhe rrënimin dhe tjetërsimin e Osumit.
Përmes Kompanisë së tyre “Salillari” ndonëse nuk ka marrë leje mjedisore, kanë ndërtuar pikën e inerteve pranë kanioneve ku merr zhavorrin e lumit për të ndërtuar një pjesë të rrugës Skrapar-Përmet.
Drejtori i Agjencisë së Mjedisit në Berat, Petraq Tola ka treguar se leja nuk jepet nga institucioni që ai drejton, por pavarësisht kësaj, ai thotë se ka në dorë dokumentet që demonstrojnë se “Salillari” punon pa leje.
“Subjekti “Salillari” ka aplikuar dy herë për leje mjedisi, por leja nuk i është aprovuar”, shprehet ai për mediat.
Ndërkohë, në shtratin e lumit Osum punon me kapacitet të plotë një impiant i ndërtuar nga kompania, e cila merr në këtë lum inertet në bazë të cilave do të ndërtohet një pjesë e rrugës që lidh Skraparin me Përmetin.
Kompania ka marrë leje nga Këshilli i basenit Seman që mbulon edhe Beratin për shfrytëzim inertesh lumore, por që nuk ka leje mjedisore nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, dhe këtë e konfirmojnë drejtuesit lokalë të agjencisë.
Ndërkohë, loti i parë i rrugës Skrapar-Përmet do ndërtohet me një investim prej 1.2 miliardë lekësh.
A ngopen ndonjëherë përbindëshat Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, që po ia nxjerrin fundin këtij vendin duke vjedhur, rrëmbyer dhe rrënuar gjithçka. Ndërsa “bufi” Blendi Klosi vetëm hesht./Pamfleti