Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një shofer autobusi dhe një pasagjer hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit, teksa mjeti ishte në lëvizje.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një incident që filloi kur një pasagjer, të cilin autoritetet e identifikuan si Omarri Shariff Tobias, u ngrit ndërsa autobusi ishte në lëvizje dhe i kërkoi shoferit që të ndalonte autobusin për të zbritur.
Por shoferi, David Fullard, i tha Tobias se do të duhej të priste deri në ndalesën tjetër. Pas një konflikti verbal, Tobias nxori një armë dhe ia drejtoi Fullard.