Deputeti Erion Brace tha në Komisionin e Ekonomisë se nuk ka konkurrencë për naftën kur ka vetëm 1 shitës e një blerës. Ai kërkon që të ketë hetime për këtë çështje si dhe për tregun e shërbimeve spitalore private.
“E dini që tani ka një broker që blen naftën në bursë dhe e sjell në Shqipëri? Lihet në depozita pa çmim dhe çmimi del ditën kur del malli. A e kuptoni se s’ka konkurrencë kur ka 1 shitës. 1 blerës dhe 1 shitës. Si mund të ketë konkurrencë kur çmimi është ai që sjell brokeri dhe kjo s’ju ka rënë në sy fare? Hetoni e hetoni dhe këtë skemë nuk e cënon askush?
A e kuptoni që kemi konkurrencë nga depozitë deri te pompa. Konkurrenca është kufizuar me 20% të tregut. E rëndësishme është ndjekja e tregjeve dhe atyre që blejnë.
Të fitosh aq shumë para e të vendosësh atë gjobën te tregu i drithit nuk është e rëndë. E fundit, sugjerimi që kam është për një treg të rritur jashtë mase, tregu i shërbimeve spitalore private. Është përqendruar përtej cdo limiti.
Aq sa konkurrenca atje nuk ekziston më. Do ishte shumë e rëndësishme sa kohë që ka të bëjë me shëndetin, edhe ata që paguajnë atje hallexhinj janë. Njoh unë plot që i drejtohen privatit dhe pse janë thjesht bujq. Sa kohë që është treg kaq sensitiv meriton monitorim dhe hetim. Shkoni e shihni faturat nga Covidi e do vini duart në kokë”, tha Braçe.
Braçe: Autoriteti i Konkurrencës të monitorojë tregjet e të zbulojë abuzimin! Bujqit po grabiten, domatja del me 40 lekë e shitet 120 lekë
Deputeti Erion Braçe foli në Komisionin e Ekonomisë për Autoritetin e Konkurrencës që thotë se duhet të reagojë për abuzimet që kryhen se prekin konsumatorët që paguajnë më shumë. Po ashtu shprehet se po goditen bujqit se tregu i imponon atë që e quan grabitje se domatja del me 40 lekë nga Myzeqeja e shitet me 120 lekë.
“Autoriteti i Konkurrencës pasi ka evidentuar abuzimin në tregun e frutave e perimeve, e ka gjobitur e ka vendosur disa detyra për ndërmarrjen përfshirë disa kontrata dhe pastaj aplikimin e një çmimi që reflekton kostot por edhe gjeografinë e çmimeve në atë territor. Çmimet që aplikoheshin atje ishin më të larta sesa çmimet në një qendër tregtare luksi që ishte vetëm 2 km më tutje.
Patjetër i ka vënë detyrim vetes Autoriteti i Konkurrencës se nëse ndërmarrja nuk zbaton detyrimet të gjobitej me 5% të xhiros ditore. Pra shqetësimi që kishim se një hetim i ri apo monitorim, për mua më duket i paarsyeshëm sa kohë kemi pasur vendimin. Pasoja është ajo që shohim në treg dhe ka të dyja aspektet brenda, deformim të thellë të këtij tregu në të gjithë territorin e vendit.
Pra ky treg jua imponon dhe ai që ndodh është grabitje e mirëfilltë që i bëhet bujqve që domatja të dalë me 40 lekë nga Myzeqeja e të shitet me 120 lekë. Ju nuk përcaktoni çmime por kur e konstatoni se abuzon me pozitën dominuese, duhet të ndërhyni ju.
Ne paguajmë njësoj si të gjithë të tjerët. Siç po ndodh me këtë, po ndodh edhe me blegtorinë. Ky tregu blegtoral është edhe më i ngushtë se i frutave e perimeve. Dini gjë deklarimin e fabrikave që do rrisin çmimin e produktit final në tregje? Por e keni dëgjuar që do ulin çmimin e grumbullimit të çmimit nga bujqit. A është ky abuzim? Në të gjithë Myzeqenë 3 fabrika janë.
Këtu prodhohet shumë pak. Është shumë e qartë që sa kohë që inflacioni i importuar i produkteve që vijnë nga importi ka rënë, si nuk reflektohet në treg? Ju mendoni se ka kërkesë të shtuar për vaj? Unë mendoj që jo. Kështu është edhe oferta se u zëvendësua.
Nuk të lë kapitalizmi boshllëk në treg. Ju e keni në dorë të monitoroni tregjet e të zbuloni abuzimin dhe marrëveshjet e ndaluara”, tha Braçe.