sh kreu i SPAK, Arben Kraja, është një personazh me ‘ngarkesa’ të shumta. Në fund të regjimit komunist, Kraja ka qenë kandidat për deputet i Bashkimit të Rinisë, një strukturë që kontrollohej nga Ramiz Aliaj, por që drejtohej nga Lisien Bashkurti.
Kraja ka qenë gjithashtu hetues në kohën e diktaturës, fakt për të cilin nuk duhej të emërohej fare në SPAK.
Pasi nuk fitoi si deputet, në vijim Kraja hapi një pijetore me emrin ‘Moska’ në Shkodër.
Ndërkaq, gjatë viteve 2000-2002, kur Fatos Nano i besoi drejtimin e qeverisë Ilir Metës, në atë kohë kishte një njësi anti-korrupsion, e cila drejtohej pikërisht nga Arben Kraja. Pra ka qenë vartës i Ilir Metës, i cili vitin e kaluar e quajti Krajën ‘spurdhjak’.
Pas kërcënimit, Kraja po zvarrit dosjen e Ilir Metët për lobime dhe shërbime estetike me para të pista.
Në vitin 2021, hajdutët hynë në vilën e Arben Krajës në Gjirin e Lalzit. Kraja mohoi vjedhjen, por një video e publikuar tregoi të kundërtën.
Ish kreu i SPAK kishte vilë në lagjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjirin e Lalzit.
Gjatë drejtimit të SPAK-ut, Kraja do të mbahet mend vetëm për “shqetësimin’ që shprehu në një studio televizive, ku tha se portalet po kërcënonin SPAK-un.
Tenderi i dyshimtë
Arben Kraja lejoi dhënien e një tenderi të njëjtës kompani, që është hetuar për mospërmbushje të kontratës për një tender për respiratorë të dhënë gjatë nisjes së pandemisë.
Për më tepër fituese u shpall e njëjta kompani për të cilën SPAK hetoi dhe GJKKO më pas dënoi me akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçin.
Bëhet fjalë për kompaninë TBS ’96 që është përzgjedhur në maj të vitit të kaluar dhe pa garë për tenderin me objekt “Shërbime për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit në Prokurorinë e Posaçme” për një periudhë dyvjeçare. Për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit, kjo kompani ka fituar 60 mln lek të reja.
Teorikisht, në rastin e hetimit dhe dënimit të Thoma Gëllçit, edhe kompania që fitoi tenderin me një vlerë prej 20 mln lekësh më shumë se oferta më e ulët, duhet të ketë qenë nën hetim nga SPAK.
E sigurt është që nëse kompania në fjalë nuk ka qenë nën hetim në rastin e hetimit ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, ajo është paditur nga opozita në vitin 2020 për shkelje të një kontrate sekret për furnizimin e spitaleve me respiratorë në muajt e parë të pandemisë.
Përgjegjësia e Arben Krajës nuk është e drejtpërdrejt ligjore, se sa është më shumë morale.
Si drejtues i SPAK ai nuk kishte në kompetencat e tij ndjekjen e procedurave, apo vlerësimin e ofertave për tenderat që organizon prokuroria e posaçme.
Kompetenca e drejtpërdrejt është e administratës civile të strukturës.
Por, sipas ligjit të prokurorisë së posaçme, e gjithë struktura civile e saj përgjigjet para drejtuesit të SPAK, që në momentin e dhënies së këtij tenderi ishte Arben Kraja.
Me kompetencat si drejtues, Kraja ndoshta mund ta kishte parandaluar këtë tender, që pa i hyrë debatit të ligjshmërisë së tij lë një njollë të fortë në biografinë e SPAK-ut.
Njollos strukturën e posaçme, që nga njëra anë kompaninë në fjalë e ka pasur nën hetim për shkelje të kontratave në tendera, nga ana tjetër i jep tender vetë.