Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar Berishën gjatë fjalimit të saj dje në Kuvend. Spiropali tha se Berisha tashmë nuk ka më asnjë ndikim në publik pasi të gjithë e refuzuan, madje edhe bastioni që e mbante peng, Shkodra.
Madje ministrja e ftoi në një takim së bashku me Ramën dhe Benet Becin që të shihte transformimin që do bëhet tani në Shkodër.“Parafolësi mashtron dhe kërcënon. Ka 57 vjet që ky burrë, që çdo gjë e mat çfarë lidhje kam unë me ç’bëj unë.
Sali Berisha udhëhoqi partinë e tij në një humbje që do të bënte çdo disfatist të ngjajë si fitore. Hupe, Sali hupe. Shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug. Shpresa jote për rilindje ka përfunduar njëherë e mirë. Të rrëzoi Shkodra, të la Tirana dhe të braktisi Tropoja.
Të gjithë të refuzuan si kujtim të lig 95% e shqiptarëve. Nëse do të kishte mbetur një fije njerëzillëku, do i përuleshe vesit duke pranuar se çfarë e di gjithë Shqipëria po thua që t’u vodhën. Siç thua gjithnjë. Lumi i përhershëm i deklaratave të tua mediokre. Hupe, hupe”, deklaroi ajo. Ndërkohë Spiropali theksoi se ai është njeriu që e mbajti peng Shkodrën.
“Po kjo është humbja jote e personale. Ciao e Selam nga të gjithë Shkodra e Shkodranët o Sali dhe të tjerët bashkë me këta që kanë humbur vulën. Ti je njeriu që e mbajte peng Shkodrën. Unë, Rama, Beci të ftojmë në një takim për 24 muaj ta shohësh të zgjuar zonjën Shkodër.
Të them hajde më shpejt se për 4 vjet t’i se njeh më Shkodrën, shpresoj të mos të jesh shpallur non grata prapë deri atëherë. 22 mijë vota më pak në Shkodër. Hupe Sali, hupe. Ti je ku thërret qameti sot. Shëndet ali mos harro të shohësh perëndimin e diellit, edhe pse se meriton bukurinë e saj mund të vish në Bunë a në Shirokën”, nënvizoi Spiropali.