Me votën e 95 deputetëve, edhe pse kryeministri Edi Rama u shpreh kundër për t’u bërë tani, u miratua dje me shumicë të cilësuar në Kuvend rritja e pagës së administratës dhe për institucionet kushtetuese, duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji parashikon dyfishim të pagës për këto kategori.
Me 97 vota është miratuar ligji për pagat në administratë, ndërkohë që 93 vota ishin pro për ndryshimet në ligjin për “statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që rrit pagat e tyre. Vetëm ky ligj i fundit kërkonte shumicë të cilësuar. 3 deputetët që votuan kundër ishin demokratët Bujar Leskaj, Dashnor Sula dhe Petrit Doda.
Sula e kundërshtoi këtë gjë si veprim skandaloz që ofendon shtresat e ndryshme shoqërore, të cilave mazhoranca u ka premtuar rritje simbolike, ndërsa zyrtarëve të shtetit ua shumëfishon. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranoi ta votonte këtë pr/ligj duke e quajtur cinik dhe të tmerrshëm. Ai përsëriti propozimin e tij për miratimin e rritjes së minimumit jetik deri në 200 euro.
Pr/ligji i djeshëm i miratuar nuk u votua as nga kryeministri Edi Rama. Ai shtoi se rritja e pagës së drejtuesve të shtetit dhe deputetëve do të bëhet pasi të përfundojë procesi i rritjes së rrogave për mjekët, mësuesit, policët, ushtarakët, etj. Kritika për rritjen e pagave u bënë dhe nga Sekretari i PD zyrtar, Gazment Bardhi, etj.
Megjithatë duhet theksuar se pagat e reja do të jenë në fuqi që prej 1 prillit, ndërkohë që është marrë pëlqimi i presidentit që ligjet të dekretohen sa më shpejt. Projektligji që flet për pagat në administratë parashikon rritje të kompetencave të Këshillit të Ministrave në caktimin e pagave në sektorin publik, ndërkohë që u përcaktuar dhe skema e re e rritjes së pagave për administratën publike me referencë pagën e presidentit, si më e larta. Miratimi i ligjit të fundit erdhi prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që kërkonte rivendosjen e hierarkisë së pagave.
Reforma
Por reforma e pagave e nisur nga qeveria dhe votuar dje mes debatesh në Kuvend, duket se fillimisht do të japë efektin më të madh tek paga e funksionarëve të lartë dhe më pas në kategoritë e tjera të punonjësve publikë. Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%.
Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%. Edhe për punonjësit e tjerë të administratës fillon një rritje e përgjithshme nga 10 – 35 mijë lekë. Ndërkohë për vitin 2022 ka vetëm një rritje page prej 7% për mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë ku përfshihen policët, punonjësit e gardës , zjarrfikësit dhe forcat e armatosura. Në polici për inspektorët e parë kjo rritje në vlerë përkthehet vetëm në 3300 lekë. E njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e tjerë në fushën e sigurisë.
Mjekët dhe mësuesit
Ndërsa për mësuesit rritja në vlerë përkthehet në 3584 lekë për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit. Tek mjekët, përjashtim bënë për mjekët specializantë me 50 mijë lekë më shumë, ndërsa për mjekët e familjes u bë një rritje me 15 mijë lekë që filloi nga prilli.
Por, reforma e pagave sapo ka nisur. Në paketën e saj ambicioze prej 38 miliardë lekësh qeveria premton se deri do t’i dyfishojë pagat për sektorë. Tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollat 9 vjeçare do të kenë një pagë 95 550 lekë, mësuesit në shkollat e mesme do kenë një pagë 106 800 lekë. Mjekët e përgjithshëm do të shkojnë në 131,672 lekë punonjësit e sigurisë në 97 500 lekë dhe infermierët do të shkojnë në 87 118 lekë, sipas premtimeve të qeverisë. Sa i përket pensionistëve, qeveria ka premtuar vetëm indeksimin në tetor dhe nuk ka parashikuar më bonus. Reforma e pagave e nisur nga qeveria duket se fillimisht do të japë efektin më të madh tek paga e funksionarëve të lartë dhe më pas në kategoritë e tjera të punonjësve publikë. Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%.
Edhe për punonjësit e tjerë të administratës fillon një rritje e përgjithshme nga 10 – 35 mijë lekë. Ndërkohë për vitin 2022 ka vetëm një rritje page prej 7% për mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë ku përfshihen policët, punonjësit e gardës, zjarrfikësit dhe forcat e armatosura. Në polici për inspektorët e parë kjo rritje në vlerë përkthehet vetëm në 3300 lekë. E njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e tjerë në fushën e sigurisë. Ndërsa për mësuesit rritja në vlerë përkthehet në 3584 lekë për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit. Tek mjekët, përjashtim bënë për mjekët specializantë me 50 mijë lekë më shumë, ndërsa për mjekët e familjes u bë një rritje me 15 mijë lekë që filloi nga prilli. Por, reforma e pagave sapo ka nisur.
Në paketën e saj ambicioze prej 38 miliardë lekësh qeveria premton se deri do t’i dyfishojë pagat për sektorë. Tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollat 9 vjeçare do të kenë një pagë 95 550 lekë, mësuesit në shkollat e mesme do kenë një pagë 106 800 lekë. Mjekët e përgjithshëm do të shkojnë në 131,672 lekë punonjësit e sigurisë në 97 500 lekë dhe infermierët do të shkojnë në 87 118 lekë, sipas premtimeve të qeverisë. Sa i përket pensionistëve, qeveria ka premtuar vetëm indeksimin në tetor dhe nuk ka parashikuar më bonuse.
Berisha: Kundër rritjes së pagave tona, të bëjmë 200 euro minimumin jetik
Lideri i opozitës Sali Berisha e quajti poshtëruese për qytetarët rritjen e majme të pagave për deputetët, ministrat e deri te krerët më të lartë të shtetit, ndaj premtoi se nuk do ta votonte. Në Kuvend, ai u shpreh se rritja e pagave për kategoritë e ndryshme shoqërore jopolitike është mashtrim, pasi u është premtuar rritje simbolike page.
Ai kërkoi që të votohet propozimi i tij për vendosjen e minimumit jetik 200 euro. “Do të doja ta votoja se kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Por, nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse është një mashtrim i tmerrshëm. Sepse institucionet e pavarura kanë gjetur se ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, zbrisni me 1% rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve. Propozuam që të vendosim minimumin jetik në një periudhë kur sirenat e mjerimit po ulërijnë në gjithë vendin. T’i japim çdo qytetari 200 euro, llogari kjo e Avokatit të Popullit. Duke u dhënë nga 200 euro, nxjerrim shqiptarët nga varfëria ekstreme”, deklaroi drejtuesi i “Foltores”.
Ibrahimaj: Rritja e pagave për administratën do ketë efekt financiar 39 mld lekë
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se rritja e pagave për administratën do të ketë efekt financiar prej 39 miliardë lekësh. Ajo e konsideroi këtë reformë si më të mirën dhe historiken e realizuar për politikat fiskale e buxhetore. “Efekti financiar i kësaj reforme pasi ajo të implementohet si e tërë është 39 miliardë lekë nominale.
Janë mbi 130 mijë punonjës që do të përfitojnë nga kjo reformë në të gjitha qelizat e administratës shtetërore. Ky është ndryshimi më i madh që kemi bërë ndonjëherë i politikës buxhetore dhe fiskale, ndryshim historik që e sjell politikën buxhetore më shumë para qytetarëve. Reformë të plotë në administratën shtetërore duke e bërë atë më konkurruese,” tha Ibrahimaj.
Bardhi-Ramës: A do rriten taksat pas shtimit të pagave? E bëre për qëllime elektorale
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ngriti shumë dyshime për burimet financiare të rritjes së pagave dhe qëllimet e mazhorancës nëpërmjet këtij miratimi. Ai deklaroi në Parlament se ky vendim ka vetëm qëllime për të rritur kuotat elektorale të PS. “A do të këtë rritje taksash për rritjen e pagave? Rama hesht. Sot është dita që Rama të flasë se ku do gjenden paratë për rritjen e pagave, a do të ketë rritje të taksave, apo shkurtim të investimeve, apo do të marrë më shumë borxh për këtë lëvizje?
Sot akoma nuk e dimë se cili është burimi i të ardhurave. Po çfarë ndodhi? Zbuluam puse nafte, zbuluam miniera ari? Asgjë nga këto nuk ndodhi. Zbuluam një qeveri që përdor paratë e taksapaguesve shqiptarë vetëm sipas nevojave elektorale. Nuk ka asnjë rast në botë që të marrë një vendim pa u konsultuar me shumë faktorë duke marrë edhe më shumë kohë”, deklaroi Bardhi.
Rama: Pagat tona do rriten pasi të shtohen pagat e qytetarëve
Shefi i qeverisë, Edi Rama vendosi t’ua lërë në dorë të deputetëve votimin pro/kundër rritjes së pagave për zyrtarët e shtetit dhe deputetët. Ai deklaroi në seancën e djeshme plenare se nuk do ta votonte këtë projektligj, por premtoi se pagat e deputetëve dhe drejtuesve të shtetit do të rriten pasi të garantohet rritja paraprake e premtuar e pagave për mjekët, mësuesit, policët, ushtarakët. Rama shtoi se vitin e ardhshëm paga mesatare në Shqipëri do bëhet 900 euro. “Unë nuk e votoj rritjen e pagës për deputetët.
Për mua paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës deri te më i fundit. Pra, nëse mësuesve dhe mjekëve iu themi ‘do merrni sot këtë rritje, dhe tjetrën më vonë dhe paga juaj do jetë e plotë dhe 900 euro do jetë në mes të vitit të ardhshëm’, atëherë për deputetët e ministrave duhet të hyjë në fuqi pasi t’u rritet gjithë të tjerëve. Ky është qëndrimi im, para kësaj unë mendoj se është e pamoralshme”, u shpreh Rama.
Sula: Qytetarët po na urrejnë, rritjen e pagës time do t’ua jap jetimëve në Peqin
Deputeti demokrat i Peqinit, Dashnor Sula premtoi se rritjen e pagës së tij do t’ia ofrojë Shoqatës së Jetimëve të Peqinit. Ai u shpreh në Kuvend se me vendimin e djeshëm deputetët krijuan një urrejtje akoma më të madhe te qytetarët për rritjen e pagave të tyre. Sipas tij, duhej që vit pas viti të ishin rritur rrogat për kategoritë e ndryshme të qytetarëve, në mënyrë që të frenohej emigrimi masiv i shqiptarëve.
“Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti për gjuhën që përdoret. Të rrisim rrogën me 1.6 milionë brenda ditës, na bën më të urryerit për njerëzit. Nëse qëllimi është që deputetin ta shajnë lart e poshtë, bravo ju qoftë po e arrijmë. Po të kishim bërë rritjen e pagave vit pas viti, nuk do kishin ikur shqiptarët. Shtesa e pagës që unë përfitoj si deputet do të shkojë për Shoqatën e Jetimëve në Peqin”, tha Sula.
Braçe mbron rritjen e pagave: Do bëhemi konkurrues në rajon
Ndryshe nga herët e tjera, deputeti socialist Erion Braçe mbrojti rritjen e pagave për drejtuesit dhe zyrtarët e shtetit dhe kategorive të ndryshme shoqërore. Sipas tij, rritja e pagave do ta bëjë Shqipërinë një vend më konkurrues në Ballkanin Perëndimor në aspektin ekonomik. :39 miliardë lekë më shumë do të jetë shpërblimi i punës vitin e ardhshëm.
Qytetarë dhe familje do të kenë të ardhura më shumë. Paga minimale vendoset sot 40 mijë lekë dhe në 2025 do të jetë 45 mijë lekë, por e kemi gjetur vetëm 22 mijë lekë 10 vite më parë. Paga mesatare është sot rreth 71 mijë lekë, vendoset po sot të shkojë sot rreth 107 mijë lekë. E kemi gjetur vetëm 41 mijë lekë 10 vite më parë. Na bën shumë konkurrues në rajon”, deklaroi Braçe në Kuvend./Dario Velaj